E-Diaspora
8 vjet burg për çiftin kosovar: Ka përvetësuar 900 mijë franga nga sigurimi
Ajo që ka ngjallur më tepër interes për këtë proces gjyqësor është rrethana se filmimet me kamera të fshehta të bëra nga detektivët socialë konsiderohen problematike nëse përdoren si dëshmi
Fakti se përdorimi i filmimeve nga përgjimi i të dyshuarve për abuzim me ndihmat sociale është çështje e ndjeshme, nuk e ka penguar Gjykatën e Qarkut në Baden (Aargau) për të dënuar çiftin shqiptar të Kosovës. Burri 56 vjeçar (X.A.) është dënuar me 4 vjet e gjysmë burg ndërsa gruaja me 3 vjet e gjysmë, shkruan aargauerzeitung.ch. Kjo pasi që është konstatuar se burri për 16 vite e ka mashtruar sigurimin, duke marrë rreth 900 mijë franga në emër të pensionit të invaliditetit ndërsa gruaja e ka ndihmuar në simulimin e invaliditetit.
Ajo që ka ngjallur më tepër interes për këtë proces gjyqësor (për të cilin ka shkruar edhe albinfo.ch) është rrethana se filmimet me kamera të fshehta të bëra nga detektivët socialë konsiderohen problematike nëse përdoren si dëshmi. Vitin e kaluar Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strassburg e kishte zmbrapsur një dënim të një rasti të ngjashëm që kishte shqiptuar një gjykatë zvicerane, mbështetur në dëshmitë nga xhirimet e fshehta.
Sidoqoftë, çifti shqiptar ka marrë një dënim relativisht të rëndë.
Kosovari ga komuna Wettingen e kantonit Aargau, kishte pësuar në një aksident me kamionin e tij. Nga viti 1996 ai merr pension të invaliditetit mbi këtë bazë, transmeton albinfo.ch.
Pa ndihmën e dikujt ai nuk mundet as të vishet, kishte thënë personi në fjalë duke arsyetuar invaliditetin e tij. Po kështu ai ankohej për dhembje të përhershme të kokës, shpinës dhe këmbëve.
Por, pasi sigurimi i tij dyshonte në invaliditetin e ish shoferit të kamionit, angazhon detektivë privat për ta përgjuar. Dhe ata sollën dëshmi interesante. Përkundër faktit se ai kishte theksuar se prej 20 vitesh nuk mundte të ecte me makine, ata e kishin filmuar në timon. Ata, nga vëzhgimet e tyre kishin konstatuar po ashtu se kosovari nuk kishte probleme as në kryerjen e punëve të tjera të përditshme.
Televizioni regjional “Tele M1” ka biseduar me të birin e 56 vjeçarit, përcjell albinfo.ch. Ai thotë se babai i tij nganjëherë bëhet më mirë dhe kamioni është një lloj terapie.
Ndërkaq, para gjykatës duhet të përgjigjet edhe bashkëshortja e tij, transmeton albinfo.ch Ajo akuzohet se “e ka mbuluar” gjatë gjithë kohës, që ai të mund të përfitonte nga pensioni. Por, avokati që e përfaqëson gruan, është i sigurt se i shoqi i saj është invalid. “Në raportet e hershme mjekësore është konstatuar kështu, thotë ai.
Ndërkohë që X.A. gjatë procesit gjyqësor ka pasur qëndrim apatik, gruaja e tij ka shpërthyer në lot. Nuk ka mundësi që burri i saj të ketë simuluar prej 21 vitesh, thotë ajo, transmeton albinfo.ch. Fundja është vetë ajo që është përkujdesur për të gjatë gjithë kësaj kohe dhe dy fëmijët kanë vuajtur nga kjo gjendje.
Mirëpo gjyqtarët kanë qenë të bindur se ai ka simuluar gjatë gjithë kohës. Kështu ata e kanë dënuar burrin për mashtrim me 4 vjet e gjysmë burg dhe gruan me 3 vjet e gjysmë.
E-Diaspora
-
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman Boksieri shqiptar Selajdin Sapo triumfon në Gjermani dhe shkëlqen edhe në arsim... -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit -
Vetëm 11 vjeç, Leonis Elezaj nënshkruan kontratë me Nike -
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva ndalon ndezjen e zjarreve në pyje Autoritetet në kantonin e Gjenevës kanë ndaluar ndezjen e çdo lloj zjarri në pyje dhe në... -
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë














