E-Diaspora
Nuk pranon të kthehet në Kosovë, Filloreta Paluca hidhet në ilegalitet!
Rasti i Filloretës ka preokupuar mediat austriake gjatë javës së kaluar. Ajo nga vendi ku jetonte (Timelkam) duhej të shkonte në Vjenë dhe atje të strehohej në një qendër strehimi derisa të vinte koha për riatdhesim
Filloreta Paluca, shqiptarja 16 vjeçe nga Kosova, kërkesa e të cilës për azil në Austri i është hedhur poshtë me kohë, duhej të riatdhesohej më 15 maj në Kosovë. Një familje austriake kishte vendosur ta adoptonte Filloretën por as kjo nuk ka mundur të ndalonte dëbimin, sepse vendimi për dëbim ishte marrë para se të bëhej kërkesa për adoptim.
Rasti i Filloretës ka preokupuar mediat austriake gjatë javës së kaluar, kur ajo qe bartur nga vendi ku jetonte (Timelkam) në Wocklabrug. Pastaj ajo duhej të shkonte në Vjenë dhe atje të strehohej në një qendër strehimi derisa të vinte koha për riatdhesim, transmeton albinfo.ch. Por , siç shkruajnë mediat austriake, ajo nuk ka arritur fare në Vjenë. Një polic përgjegjës për rastin ka thënë per mediat se ende nuk e kanë parë vajzën e re. Këtë e vërteton edhe Thomas Eder nga Timelkam, i cili së bashku me gruan, kishte vendosur ta adoptonte 16 vjeçaren dhe ende vazhdon angazhimin për këtë.
Kur kishin dashur ta vizitonin në Vjenë, u ishte thënë se ajo nuk ndodhej aty. Pastaj ajo në mënyrë të ndërmjetme u ishte paraqitur atyre por pa treguar vendin ku ndodhej. Ajo vetëm i kishte siguruar se ishte mirë me shëndet.
Filloreta, ashtu sikurse shqiptarja tjetër nga Kosova para rreth 10 vitesh, (Arigona Zogaj) është “zhdukur” ose ka kaluar në ilegalitet
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën Kjo është hera e parë që sistemi i drejtësisë ushtarake ka paditur një mercenar zviceran që... -
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes -
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë












