Ilustrim
Zhvillim
Zyrtarët kosovarë përfitojnë nga përvojat e transportit zviceran
Zëvendës-ministri i transportit i Kosovës, Fehmi Mujota me delegacionin do të vizitojë Qendrën e shkollimit të automjeteve në Yverdon-les-Bains në Kantonin Vaud si dhe Mobilcity në Bernë
Me iniciativën e kryetarit të Dhomës së tregtisë Zvicër-Kosovë, Stefan Sarkan dhe të kryetarit të Unionit Profesional të Automobilave – seksioni Vaud (UOSA – Vaud), Nicolas Leuba, si dhe të Konsullit të përgjithshëm të Kosovës në Gjenevë, Ramadan Avdiu, ditën e nesërme, e premte 5 maj 2017, zëvendës-ministri i transportit i Kosovës, Fehmi Mujota do të vizitojë Qendrën e shkollimit të automjeteve në Yverdon-les-Bains në Kantonin Vaud si dhe Mobilcity në Bernë. Në delegacion janë këshilltari i zv.mimistrit, Selim Ademaj, konsulli i përgjithshëm i Kosovës në Gjenevë, Ramadan Avdiu, i deleguari komercial i Konsullatës, Rexhep Bajraktari si dhe anëtari i Dhomës së Tregtisë Zvicër-Kosovë, Imri Limani, shkruan albinfo.ch duke iu rerefuar një komunikate të UOSA.
Qëllimi i këtyre vizitave është shkëmbimi i informatave mbi praktikat e mira në fushën e transportit dhe sensibilizimi i autoriteteve kosovare mbi shkollimin profesional në lëmin e automobilit. Trajnimi dual i cili ushtrohet në Zvicër, d.t.th. mes shkollimit klasik dhe përvojës profesionale, përmes trajnuesve përgjegjës, e ka dëshmuar efikasitetin e tij në këtë zanat.
Ideja e këtyre shkëmbimeve konsiston në faktin që adoleshentët kosovarë të munden të përfitojnë nga një sistem i tillë për t`u shkolluar në Kosovë, përmes investimeve në qendrat e shkollimit të degës së automobilit, transmeton albinfo.ch.Ky vend i ri duhet të bëhet autonom në plan të arsimimit dhe ekspertizës në këtë fushë.
Në suaza të kësaj vizite, delegacioni kosovar do të mund të njihet nga afër me qendrën e shkollimit të vazhdueshëm dhe superiore në fushën e automobilit, Mobilicity, në Bernë. Kjo qendër i përgatit kuadrot e ardhshme të kësaj dege, me tituj dhe diploma respektive profesionale federale.
UPSA-Vaud është e gatshme t`i shoqërojë autoritetet e Kosovës në procesin e krijimit të qendrave të ngjashme në Kosovë. Përfitimet do të kishin po ashtu edhe sigurimet zvicerane, sepse ato do të munden të llogarisin në një punë dore të kualifikuar për riparimin e veturave të regjistruara në Zvicër, në rast të aksidenteve në Kosovë.
Programi i vizitës së ditës së Premte 5 maj
08h30 Visita q Qendrës në Yverdon
10h30 Zhvendossja për në Bernë
11h00 Vizita e Mobilcity
13h00 Drekë
14h30 Fundi i takimit
www.mobilcity.ch www.agvs-upsa.ch
www.formation.upsa-vd.ch www.upsa-vd.ch
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit05 Maj 2017
- Ora08:30
- LokacioniYverdon dhe Bernë
- Data e përfundimit4 Maj 2017 - 15:00
E-Diaspora
-
Cyrih: Takim pune për zbatimin e Marrëveshjes së Bashkimit të shkollave shqipe LAPSH mbetet i përkushtuar që mësimi plotësues të jetë i unifikuar, i qëndrueshëm dhe në shërbim... -
KQZ: Afër 64.000 votues nga diaspora janë regjistruar për të votuar -
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet
Jeta në Zvicër
-
Nga 8 dhjetori Aeroporti i Cyrihut lejon pjesërisht lëngjet në bagazhin e dorës Pasagjerët do të jenë në gjendje të mbajnë lëngje në bagazhet e tyre të dorës fillimisht... -
Zvicër: Kërkohet kontrollim më i mirë i letërnjoftimeve të të huajve -
Ndalimi i reklamave të duhanit në Zvicër për të mbrojtur të miturit do të fillojë në vitin 2027 -
Tregtia e energjisë elektrike diellore midis banorëve të së njëjtës komunë do të jetë e mundur nga viti 2026 -
Ndryshimet e transportit publik që priten në qytetet më të mëdha të Zvicrës në vitin 2026













