Bota
Tre ushtarë gjermanë, të arrestuar për terrorizëm: Donin të vrisnin presidentin Gauck
Tre ushtarë planifikonin të vrisnin ish-presidentin, Joachim Gauck. Në Gjermani arrestohet edhe një ushtar tjetër i Bundeswehrit, i dyshuar për planifikimin e akteve terroriste me sfond ekstremist të djathtë.
Zgjerohen hetimet mbi rastin e ushtarit të Bundeswehrit, Franco A. me qëndrime ekstremiste të djathta, që ishte paraqitur si azilant nga Siria me qëllim të infiltrimit në strehimoren e refugjatëve e me gjasa organizimin e sulmeve terroriste. Të martën (09.05) u arrestua edhe një ushtar tjetër gjerman i Bundeswehrit nën dyshimin e terrorizmi, shkjruan deutschewelle,de. Në Kehl, në landin e Baden-Vyrtembergut u arrestua Maximilian F. një ushtar gjerman 27-vjeçar, bëri të ditur Prokuroria e Përgjithshme në Karlsruhe. Ndaj ushtarit rëndon dyshimi për përgatitjen e një akti me rrezik për shtetin, bazuar në qëndrime ekstremiste të djathta. 27 vjeçari duket se ka qenë bashkëpunëtor i Franco A., i cili u arrestua në fund të prillit dhe i ushtarit tjetër, Matthias F.
Sipas rezultateve të deritanishme të hetimeve, të tre personat kishin përgatitur sume ndaj politikanëve të nivelit të lartë dhe personave të jetës publike, të cilët kanë qenë angazhuar të ndihmonin refugjatët. Në këtë listë kanë qenë ish-presidenti i Joachim Gauck dhe ministrin e Drejtësisë, Heiko Maas.
Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen ka premtuar zbardhjen e plotë të skandalit të Bundeswehrit dhe ka paralajmëuar më parë nga zbulimi i rasteve të tjera të qëndrimeve ekstremiste të djathta brenda Bundeswehrit. “Jemi në fillim të një procesi”, ka thënë ajo duke theksuar se ai do të kërkojë shumë energji dhe nerva të forta. Kundër Bundeswehrit prej kohësh ka akuza, se nuk ka reaguar si duhet ndaj qëndrimeve ekstremiste të djathta në radhët e veta.
E-Diaspora
-
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi Vizita e parë zyrtare e ministres së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Eliza... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih Ndryshimi më i madh në historinë e transportit publik të qytetit të Cyrihut nuk ka shkaktuar... -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël










