Jeta në Zvicër
Paditet kufitari që nuk i ka ofruar ndihmë refugjates shtatzënë
Bashkëshorti i saj ka thënë pastaj se rojat zvicerane të kufirit, përkundër thirrjeve të përsëritura për ndihmë, nuk kishin reaguar fare
Një pjesëtar i formacionit të rojave kufitare të Zvicrës do të përballet me gjyqin. Autoritetet gjyqësore të Ushtrisë kanë ngritur padi ndaj tij për mosdhënie të ndihmës, rrezikim jete dhe shpërfillje të rregullave të shërbimit.
Roja në fjalë, në vitin 2014 kishte përcjellë për Itali një refugjate siriane e cila ishte duke kaluar dhembjet e lindjes, pa i ofruar ndihmë, shkruan srf.ch. Ajo po përjetonte gjakderdhje të rëndë dhe menjëherë pas kalimit të kufirit (me tren), në Domodossola, në Itali pasi ishte alivanosur, kishte lindur foshnjën e vdekur, transmeton albinfo.ch.
Bashkëshorti i saj ka thënë pastaj se rojat zvicerane të kufirit, përkundër thirrjeve të përsëritura për ndihmë, nuk kishin reaguar fare.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit Besimtarët e Misionit Katolik Shqiptar në Luzern kanë kremtuar festën e Pashkëve në dy qendra të... -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit -
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Mashtrime dhe telefonata, kush i shet të dhënat tuaja në internet (dhe kush përpiqet t’i fshijë ato)













