Kultura
Hapet pavijoni i Kosovës në Bienalen e Artit në Venedik
Sivjet në ngjarjen botërore numër një në fushë të arteve pamore, Kosova po përfaqësohet nëpërmjet artistit me famë botërore, Sislej Xhafa, i cili është autori i veprës “Lost and Found”
Këtë vit në Bienalen e njohur të Venedikut, Kosova po përfaqësohet nëpërmjet artistit me famë botërore, Sislej Xhafa, i cili është autori i veprës “Lost and Found”. Ky titull vjen si një përgjigje e gjendjes së vështirë të familjarëve të cilët i kanë të zhdukur më të dashurit e tyre që nga fundi i luftës së Kosovës.
Lufta ka përfunduar në vitin 1999, por nga mijëra që ishin të zhdukur tani kanë mbetur edhe 1664 të pagjetur. Vepra përbëhet nga një hapësirë që duket boshe, por me një shtëpizë të mbështjellë me najlon. Shtëpiza është e ndërtuar nga disa paleta druri që zakonisht përdoren për të transportuar mallra, dhe në shtëpizë shkruan “e humbur dhe e gjetur”, një telefon i vetëm qëndron brenda por nuk cingëron asnjëherë. Paletat e drurit dhe mbështjellësi i najlonit që të dyja aludojnë në lëvizjet e njerëzve nëpër botë.
Në ceremoninë e hapjes së kësaj ngjarje të madhe të artit mori pjesë një delegacion i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, i kryesuar nga zëvendësministri Rexhep Hoti, ku ishte e pranishme ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama, Prenk Gjetaj nga Komisioni Qeveritar për të Zhdukurit, si dhe ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Mirela Kumbaro.
Ndërkohë, Ilirian Simoni me tupan në krah duke ecur nëpër rrugicat e pavijoneve në “Giardinit”, ka thirrur emrat e personave të pagjetur në Kosovë. Bëhet fjalë për 1664 të tillë.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit Besimtarët e Misionit Katolik Shqiptar në Luzern kanë kremtuar festën e Pashkëve në dy qendra të... -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit -
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Mashtrime dhe telefonata, kush i shet të dhënat tuaja në internet (dhe kush përpiqet t’i fshijë ato)











