Lajme
Mërgimtarit për herë të tretë i vidhet shtëpia në Kosovë
Shtëpia e familjes Fazliu në Shtime është thyer e plaçkitur për herë të tretë. Hajnat po vjedhin në këtë shtëpi pasi që pronarët jetojnë në Zvicër
Një bashkatdhetarë që jeton në Zvicër, për të herë të tretë ka qenë viktimë e hajnave kosovarë, të cilët ia kanë thyer shtëpinë dhe i kanë vjedhë sende me vlerë. Ngjarja ka ndodhur në komunën e Shtimes në Kosovë, ndërsa siç kanë raportuar të afërmit e mërgimtarit, kjo ishte hera e tretë që i demolohet shtëpia.
Kësaj here familjes Fazliu që jeton në Zvicër, hajnat ia demoluan edhe kamerat e sigurisë.
“Në tana anët është bërë hallakamë, por këtu është bërë më shumë. I kanë thyer dyert dhe kanë vjedh ari qysh kanë vjedh në fillim. Domethënë për herë të tretë”, tha për KlanK një anëtar i familjes Fazliu, i cili akoma nuk e di se çka saktësisht ka pasur brenda shtëpisë.
“Djali i axhës është duke ardhë prej Zvicrës, tha se ai e di se çka ka pas dhe pastaj do të jap informacion ma të hollësishëm”, theksoi ai.
Për të hyrë në shtëpi hajnat thyen dyer e dritare. Madje demoluan edhe kamerat e sigurisë.
“E kanë marrë mishin në frigorifer edhe e kanë lënë te tavolina këtu dhe kanë hangër dhe kanë dalë. Domethënë paraprakisht kanë pushu pak”, thonë familjarët, të cilët rastin menjëherë e kanë paraqitur në polici.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”











