Lajme
Ivanov i jep mandatin Zaevit për formimin e qeverisë së re
Me të marrë mandatin, Zoran Zaev, paralajmëroi se me paritë e shumicës parlamentare do të mundohet që ta formojnë kabinetin qeveritar për më pak se 10. Dhënien e mandatit e kaë përshëndetur BE
Pas obstruksioneve disa mujore, presidenti i Maqedonisë, George Ivanov të mërkurën ia ka dorëzuar mandatin për formimin e qeverisë liderit të Lidhjes Social Demokratike (LSDM) Zoran Zaev. Dorëzimi i mandatit pason pasi që presidenti Ivanov mori njoftim nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi se është formuar shumica parlamentare dhe se Zaev ka garantuar se do ra ruaj unitetin e shtetit.
Presidenti Ivanov paraprakisht refuzonte ta ndajë mandatin dhe kërkonte garanci për ruajtjen e unitaritetit të shtetit dhe respektim të Kushtetutës.
Me të marrë mandatin, Zoran Zaev, paralajmëroi se me paritë e shumicës parlamentare do të mundohet që ta formojnë kabinetin qeveritar për më pak se 10 ditë dhe të dorëzojnë propozim në Kuvend.
“Nuk do të presim afat 20 ditor, menjëherë do të fillojmë bisedimet me partitë që i kanë dhënë 67 nënshkrimet për mandatin dhe do të mundohemi që në afat prej më pak se 10 ditëve ta formojmë kabinetin qeveritar dhe ta dorëzojmë propozimin në Kuvend”, deklaroi lideri i LSDM-së.
Ai tha se Qeveria e re do të përpiqet që sa më shpejtë ta shfuqizojë testimin ekstern.
Një nga premtimet e tij elektorale ishte edhe rritja e rrogës mesatare deri në 500 euro gjatë ditëve të para të Qeverisjes.
Ndërsa deputeti i LSDM-së, Petre Shilegov, në një paraqitje publike tha se puna e parë e Qeverisë do të jetë konfiskimi i pasurisë së funksionarëve të deri-tanishëm, që në mënyrë ilegale e kanë përfituar, dhe kthimi i saj në të mira publike për të gjithë qytetarët.
Dhënien e mandatit e ka përshëndetur menjëherë përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini dhe komisionai për Zgjerim dhe politikë fqinjësore Johanes Han. Në një deklaratë të përbashkët ata e kanë përshëndetur vendimin e presidentit Gjorge Ivanov për t`ia dhënë mandatin liderit të LSDM-së Zoran Zaev për formimin e qeverisë.
Sipas kësaj dyshe të lartë evropiane, Brukseli zyrtar pret formim të shpejtë të qeverisë e cila do t’i përkushtohet reformave, lajmëroi korrespondenti i MIA-s.
“E përshëndesim vendimin e presidentit Ivanov për t’ia dhënë mandatin z. Zaevit për formimin e qeverisë, si një hap i rëndësishëm në procesin e formimit të qeverisë. Shpresojmë se kjo frymë konstruktive do të vazhdojë të mbizotërojë, kështu që vendi do të mund përfundimisht të dalë nga kriza politike. Tani presim formim të shpejtë të qeverisë e cila do të përkushtohet në zbatimin e të gjitha pjesëve të marrëveshjes së Përzhinës dhe Prioritet urgjente reformuese”, theksohet në kumtesën e Hanit dhe Mogherinit.
Shefja evropiane e diplomacisë dhe eurokomisari për negociata për zgjerim gjithashtu në emër të Bashkimit Evropian bënë thirrje në kohezion të partive në kthimin e Maqedonisë në rrugën euroatlantike dhe shprehën gatishmëri për ta mbështetur Qeverinë e re në krye me Zaevin.
“U bëjmë thirrje të gjitha partive parlamentare t’i lënë anash ndarjet e tyre dhe të punojnë së bashku në agjendën e përbashkët për reforma, që vendi të kthehet mbrapa në rrugën e integrimit euroatlantik. Kjo është ajo që njerëzit e duan dhe e meritojnë. Ne jemi të gatshëm ta mbështesim Qeverinë e re në përpjekjet e saja reformuese”, potencuan Han dhe Mogerini.
E-Diaspora
-
Austri
Mërgata shqiptare në Austri nderon viktimat e nazizmit në Mauthausen Në 81-vjetorin e çlirimit të kampit të përqendrimit, komuniteti shqiptar dhe Ambasada e Kosovës bënë homazhe... -
Gjermani/Suedi
Rinor Ajeti, doktori shqiptar i ORL që po spikat në kongreset më të mëdha shkencore në Evropë -
Amerikë
Gonxhe Halimi nga Gjilani diplomon si studentja më e dalluar në SHBA në Shkenca Kompjuterike -
Mira Murati dëshmon në gjyqin Musk-Altman: “Sam Altman krijonte kaos në OpenAI” -
Amerikë
Melisë Sejdiu dhe Rea Hadri pranohen në Universitetin e Pittsburghut
Jeta në Zvicër
-
Ekspertët në Zvicër propozojnë masa të reja për lehtësimin e sistemit të burgjeve Autoritetet dhe ekspertët e sistemit penal në Zvicër po diskutojnë masa të reja për të ulur... -
Zvicra shkëlqen në Eurovision 2026: Veronica Fusaro sjell performancë të fuqishme me “Alice” -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader -
Zvicra synon finalen e Eurovisionit me Veronica Fusaro -
Kositja pas orës 22:00: Fermerët zviceranë përballen me burg















