Lajme
Hoyt Yee: Kosovës i duhet lidership i fortë për arritjen e konsensusit
“Në një vend si Kosova, ku ka mendime të ndryshme në mes të partive të ndryshme...është me rëndësi për njerëzit këtu, që të punojnë së bashku për qëllime të përbashkëta”, tha zëvendës ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee
Kosovës dhe i duhet një lidership i fortë që mund të arrijë konsensus kombëtar për çështjet e rëndësishme të cilat kanë mbetur pezull. Kështu ka deklaruar zëvendës ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, i cili është fokusuar kryesisht në marrëveshjen e Demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi që ishte edhe njëra ndër shkaqet e rrëzimit të legjislaturës së 5-të në Kosovë.
Në intervistën ekskluzive për emisionin “Jeta në Kosovë”, në RTK, Yee ka folur për konceptin e lidershipit të fuqishëm në Kosovë.
“Në një vend si Kosova, ku ka mendime të ndryshme në mes të partive të ndryshme…është me rëndësi për njerëzit këtu, që të punojnë së bashku për qëllime të përbashkëta”, tha Yee, i cili bëri thirrje për ratifikimin e marrëveshjes për Demarkacionin si një ndër kushtet kryesore për arritjen e liberalizimit të vizave.
“Për shembull, në marrëveshjen për demarkimin e kufirit duket që nuk ka një konsensus në mes të të gjitha partive dhe liderëve. Kjo marrëveshje duhet të kalohet. Ka qenë shumë e qartë nga ana e bashkësisë ndërkombëtare që kjo marrëveshje duhet të kalohet nga Qeveria dhe të miratohet nga Kuvendi në mënyrë që vendi të lëvizë drejt marrjes së lëvizjes pa viza”, vlerësoi Yee.
Ai gjatë vizitës në Ballkan ka folur edhe për rrezikun e përsëritjes së konfliktit në këtë rajon.
Brian Yee, tha se nëse nuk trajtohen, problemet do të acarohen dhe do të çojnë në konflikte, të cilat në mënyrë të paevitueshme mund të tërheqin brenda tyre edhe Shtetet e Bashkuara.
Hoyt Brian Yee, i cili kohët e fundit bëri një vizitë të shpejtë në disa vende të Ballkanit, tha se qëndrueshmëria dhe demokracia në Ballkan nuk duhen marrë si diçka e garantuar.
“Historia e kohëve të fundit na tregon në mënyrë të përsëritur se asgjë nuk mund ta zëvendësojë rolin udhëheqës aktiv të SHBA në Ballkan, në partneritet të fortë me Bashkimin Evropian. Puna jonë në Ballkan ndihmon për ta bërë Amerikën më të sigurt”, tha ai.
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie Gati 40 kilogramë kokainë u gjetën në një makinë në autostradën A2 pranë Capolago në Ticino... -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm










