Lajme
Presidenti Nishani dekreton 25 qershorin si datë të zgjedhjeve
Vetëm tri ditë pas arritjes së marrëveshjes “Rama-Basha” për tejkalimin e krizës në Shqipëri, presidenti Bujar Nishani dekretoi datën e zgjedhjeve parlamentare për 25 qershor, ditë e diel
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani ka dekretuar 25 qershorin datën e zgjedhje parlamentare në vend. Ky dekretim nga presidenti pason marrëveshjen ndërmjet kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama dhe liderit opozitar, Lulzim Basha, të cilët i dhanë fund ngërçit politik disamujor në Shqipëri.
“Në respekt të Kushtetutës dhe dispozitave të Kodit Zgjedhor, si dhe bazuar në kërkesën e krerëve të mazhorancës dhe të opozitës për caktimin e datës së zgjedhjeve parlamentare…Presidenti i Republikës vendosi të datën e mbajtjes së zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë, më 25 qershor 2017”, thuhet në vendimin e Nishanit.
Theksojmë se kjo datë i përket ditës së diel të fundit të periudhës zgjedhore të parashikuar në Kodin Zgjedhor për mbajtjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë.
Gjithashtu, Presidenti i Republikës ka vendosur të dekretojë të njëjtën datë, 25 qershor 2017, edhe për zhvillimin e zgjedhjeve vendore të pjesshme për kryetar të Bashkisë së Kavajës.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”













