Integrimi
Vrasja me veturë, për motive xhelozie
Gruaja, tashmë e vrarë, kishte prej dy vitesh një dashnor, turk 53 vjeçar, te i cili po jetonte që nga ndarja prej bashkëshortit
Kosovari 44 vjeçar që ka vrarë të martën në St. Gallen, duke e shkelur me veturë ish bashkëshorten e tij po ashtu kosovare, gjendet në arrest por ende nuk e ka pranuar veprën.
Sipas burimeve të albinfo.ch, dorasi dhe viktima ishin nga një fshat i komunës së Suharekës.
Sipas zëdhënësit të Policisë së kantonit, Hans Peter Eugster, ajo që tashmë dihet, është se të martën, pak pas mesditës, kosovarja tashmë e ndjerë po shkonte rrugës drejt vendit të saj të punës. Bashkëshorti i saj e ka pritur atë në pjesën e epërme të rrugës, në veturë dhe pastaj ka shkelur gazin. Ai e ka shkelur gruan, e cila ka vdekur në vendin e krimit, shkruan St.galler Tagblatt.
Ndërkaq, fjalët e dëshmitarëve të rastit, sipas të cilëve dorasi ka dalë nga vetura dhe e ka goditur edhe disa herë viktimën me një objekt të fortë, zëdhënësi nuk i konfirmon, për shkak të hetimeve.
Çifti ishte i njohur për policinë edhe më parë. Në qershor të këtij viti policia kishte ndërhyrë pas denoncimit për dhunë të ushtruar nga bashkëshorti. Pak ditë më vonë, gruaja ishte ndarë dhe bashkë me dy fëmijët kishte shkuar të jetonte në një pjesë tjetër të qytetit.
Siç shkruan gazeta “Blick”, gruaja, tashmë e vrarë, kishte prej dy vitesh një dashnor, turk, 53 vjeçar, gjë që e thonë edhe burimet e albinfo.ch.
Dhe që nga ndarja prej bashkëshortit, ajo po jetonte te turku. Sipas rrëfimit të këtij të fundit, ish bashkëshorti i të dashurës së tij po e terrorizonte në vazhdimësi atë dhe ish gruan, duke i kërcënuar me vrasje.
E-Diaspora
-
Inaugurohet Spitali Veterinar “Mitro Vet”, bashkëpunimi kosovar-zviceran Një nga institucionet më moderne veterinare në Kosovë, i ndërtuar falë bashkëpunimit ndërmjet veterinarit Labinot Osmani... -
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore
Jeta në Zvicër
-
Zvicra frankofone: Apartamentet bëhen të pabanueshme gjatë vapës, qiramarrësit mund të kërkojnë ulje Shoqatat e qiramarrësve në Zvicrën frankofone thonë se temperaturat ekstreme po i bëjnë disa banesa të... -
Gjinekologu dënohet për vepra seksuale ndaj pacienteve në Zvicër -
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër













