Lajme
Rishfaqet Ziadin Sela: më 27 prill iu bë atentat të drejtave të shqiptarëve
Ziadin Sela, sulmin e 27 prillit, nuk e cilësoi si atentat individual ndaj tij, por si atentat politik ndaj nevojave të shqiptarëve dhe artikulimit të nevojave që partia e tij ka paraqitur gjatë gjithë kohës
Për herë të parë prej që është rrahur brutalisht në Kuvendin e Maqedonisë, lideri i Lëvizjes për Reforma në PDSH-së, Zijadin Sela ka mbajtur një konferencë për media, i cili sulmin e 27 prillit nuk e cilësoi si atentat individual ndaj tij, por si atentat politik ndaj nevojave të shqiptarëve dhe artikulimit të nevojave që partia e tij ka paraqitur gjatë gjithë kohës.
Në pyetjen se a do të jetë pjesë e qeverisë së re, Sela tha se ai do të jetë pjesë e ndryshimeve dhe se nuk ka rëndësi se a do të marr poste ministrore ose jo. Ai u shpreh se si pjesë e ndryshimeve do të jetë edhe ndryshimi I ligjit për përdorimin e gjuhës.
Edhe pse Sela tha se do ta votojë qeverisjen e re, ai tha se brenda 100 ditëve do ta shqyrtojë atë votë.
“Para se të kërkoj përgjegjësi politike për 27 prillin, së pari do të kërkoj përgjegjësi politike për rastet tjera të montuara politike siç janë “Sopoti”, “Monstra” e vrasja e Harun Aliut” tha Sela, sipas të cilit, më 27 prill edhe pse u vranë e u lënduan, ata sërish u ringjallen dhe do të vazhdojnë t’i artikulojnë nevojat e shqiptarëve
Ndryshe Sela sot pritet që të takoj Zoran Zaevin në hapësirat e selisë së Lëvizjes për Reforma të PDSH-së në Tetovë.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”











