Të shpejtohen procedurat e azilit!
Brenga që i bashkon institucionet përgjegjëse të të dyja niveleve është shtimi i numrit të azilkërkuesve në Zvicër
Federata dhe kantonet pajtohen rreth një çështjeje: se procedurat e azilit duhet të shpejtohen. Këtë e kanë dëshmuar pjesëmarrësit në kuvendin vjeshtor të Konferencës së drejtorëve kantonalë për çështje juridike dhe të policisë, të mbajtur dje në Bernë.
Brenga që i bashkon institucionet përgjegjëse të të dyja niveleve është shtimi i numrit të azilkërkuesve në Zvicër.
Ato u pajtuan se është me rëndësi bashkëpunimi i mirë me shtetet tjera, në veçanti me ato që kanë nënshkruar marrëveshjen e Dublinit. Ky bashkëpunim me vendet e përmendura do të lehtësonte dëbimin e azilkërkuesve të refuzuar.
Në margjina të kuvendit, ministrja e Drejtësisë, SImonetta Sommaruga ka shpallur një koncept emergjent lidhur me strehimin e azilkërkuesve.
Të tjera nga
E-Diaspora
-
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji Fikri Hajdari pjesë e projektit kërkimor në Universitetin e Oslos... -
Londër
Besa Sharrah emërohet anëtare e Komisionit për Evropën Lindore në Ohio -
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
100 kuriozitete për Zvicrën, një nga vendet më të zhvilluara dhe më të veçanta në botë Nga sistemi politik dhe shumëgjuhësia, te Alpet, teknologjia dhe standardi i lartë i jetesës – Zvicra... -
Swiss ashpërson rregullat: Certifikatë mjeku nga dita e 3-të e sëmundjes -
Ja sa zviceranë e marrin bonusin prej 15,000 frangash për ndërprerjen e kontratës -
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand”













