Jeta në Zvicër
BE-ja heq tarifat e roamingut, por jo edhe me Zvicrën
Nga 15 qershori evropianët telefonojnë me njëri-tjetrin pa paguar tarifat e roamingut. Zviceranët ende duhet të presin dhe të paguajnë tarifa të larta roaming, shkruan albinfo.ch.
Të gjithë operatorët e telekomunikacionit në BE duhet t’u ofrojnë klientëve të tyre një kontratë, e cila nuk ka kosto shtesë për internet ose thirrje jashtë vendit.
Për ta bërë këtë të mundur, Parlamenti Evropian ka negociuar kufizimin e çmimeve roaming për 10 vjet. Tashmë është rregulluar që tarifat operatorët duhet t’ia paguajnë njëri-tjetrit kur klientët e tyre të kenë qasje në një rrjet të huaj. Kjo është gjithashtu për të parandaluar kompanitë e telekomit të kompensojnë humbjen e të ardhurave roaming thjesht me çmime më të larta të abonimit.
Vendet e Eurozonës, si Islanda, Norvegjia dhe Lihtenshtajni, gjithashtu përfshihen në këtë marrëveshje, por jo edhe Zvicra.
Operatorët zviceranë, sipas srf, nuk do të përfitonin nga tarifat fikse të BE-së, por do të duhej të negociojnë çmimet roaming individualisht në kuadër të negociatave dypalëshe me operatorët evropianë.
Ministrja zvicerane, Doris Leuthard, është përgjigjur në një pyetje parlamentare se në kuadër të rishikimit të ligjit për telekomunikacionin po shqyrtohen masa të ndryshme kundër tarifave të larta roaming në mënyrë joproporcionale. Megjithatë, rezultatet e shqyrtimit të ligjit të telekomunikacionit duhet të priten deri në vjeshtë.
Qytetarëve zviceranë u mbetet të blejnë një sim kartelë në çdo vend të BE-së, në mënyrë që ata të mund të lëvizin lirshëm në kushtet e vendit përkatës në gjithë Evropën.
E-Diaspora
-
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë Festë jubilarie në Mynih: Kënga dhe vallja shqiptare lidhin brezat... -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike
Jeta në Zvicër
-
Teknologjia zvicerane që po ndryshon trajtimin e tumoreve Radioterapia inovative zvicerane për trajtim të saktë të tumoreve... -
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike











