E-Diaspora
Vritet me thikë shqiptari 19 vjeçar
Tash për tash nuk dihet arsyeja e këtij konflikti, nga i cili ka mbetur i vdekur shqiptari 19 vjeçar dhe ishin plagosur dy persona 18 dhe 19 vjeçarë, njëri prej të cilëve, rëndë
Në Wiesbaden, në natën në mes të së shtunës dhe të së dielës është vrarë me thikë një shqiptar 19 vjeçar. I ndjeri, një i ri i lindur në Wiesbaden bënte pjesë në një grup prej gjashtë personash që në orën 3.30 të mëngjesit ishin takuar me një grup prej tre vetash, shkruajnë mediat gjermane. Sipas hetimeve të deritashme, në sheshin Mauritiusplatz, zonë e këmbësorëve ka plasur një zënkë në mes të dy grupeve.
Tash për tash nuk dihet arsyeja e këtij konflikti, nga i cili ka mbetur i vdekur shqiptari 19 vjeçar dhe ishin plagosur dy persona 18 dhe 19 vjeçarë, njëri prej të cilëve, rëndë.
Grupi prej tre vetash që konsiderohet si agresor në këtë rast, ka ikur nga vendi i ngjarjes, përcjell albinfo.ch Një numër i madh policësh është mobilizuar për të ndjekur dhe identifikuar fajtorët.
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës Kantoni zviceran i Neuchâtel-it po miraton disa masa emergjente për të ofruar lehtësim për fermerët, ndërsa... -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së -
Aksident në A1 pranë Cyrihut: Një person i lënduar, trafik i bllokuar -
Vapa ekstreme po ndikon edhe në vlerën e pronave në Zvicër -
Zvicër: Shumica e kantoneve ndalojnë ndezjen e zjarreve në dhe pranë pyjeve














