Shqiptarët myslimanë ndërtojnë shtatoren e Nënë Terezës në Gjermani
Shoqata e shqiptarëve, e përbërë kryesisht nga shqiptarë të besimit islam, ka dhuruar mjetet për të ndërtuar shtatoren e krishterë
Kosovarët nga Sunderni kanë ngritur një shtatore të Nënë Terezës në një shesh të këtij qyteti të Gjermanisë. Shoqata e shqiptarëve të Kosovës, e cila përbëhet kryesisht nga shqiptarë të besimit islam, ka dhuruar mjetet për të ndërtuar shtatoren e krishterë. Kështu ata kanë dërguar një sinjal për integrimin e tyre dhe lidhjen me Gjermaninë si dhe me qytetin e Sundernit. Po kështu, kjo është edhe një shenjë e bashkëjetesës paqësore në mes të dy religjioneve. Të gjitha këto duhet t`i simbolizojë shtatorja para kishës së Shën Gjonit (Johanneskirche) në Sundern.
Autorja e shtatores, skulptorja Marlis Hof
Shtatorja me përmasa natyrore e nobelistes shqiptare, është përuruar për nder të festës kombëtare të shqiptarëve.
Në këtë ditë të veçantë në Sundern kishin ardhur ambasadori i republikës së Kosovës në Berlin, Vilson Mirdita, ministri i diasporës Ibrahim Makolli, zëvendësministri i kulturës, Hajdin Abazi dhe kryetari i Komunës së Malishevës, Isni Kilaj.
“Nënë Tereza ishte e vogël me trup por kishte një shpirt të madh”, thotë Hajdin Abazi nga Ministria e Kulturës. Prefekti i qytetit të Sundernit detlef Lins është krenar që qyteti i tij ka mundësinë të posedojë njërën nga shtatë shtatoret (kaq konsiderohen si origjinale) të gruas së jashtëzakonshme. Ai u ka shprehur respektin më të madh dhe mirënjohjen e tij qytetarëve me prejardhje nga Kosova.
Vullneti për integrim i 200 kosovarëve karakterizohet nga toleranca dhe hapja, ka thënë Abazi.
Figurën nga bronzi e ka modeluar artistja Marlis Hof. Ajo është paraqitur duke bartur një rruzare në dorën e majtë. “Nënë Tereza fuqinë e saj shpirtërore dhe fizike e nxirrte nga lutjet që brente dhe nga besimi në Zotin”, thotë skulptorja.
Kur prifti i Kishës së Shën Gjonit i kishte propozuar asaj që skulpturën ta vinte mbi një bazament, që të mund të shihej nga të gjitha anët, artistja kishte kundërshtar. “Nënë Tereza nuk dëshironte të qëndronte në piedestal, ajo dëshironte të rrinte me njerëzit”.
Prifti Michael Schmitt ka lavdëruar kryesinë e shoqatës së shqiptarëve të Kosovës për angazhimin e tyre të madh për të grumbulluar shumën pesëshifrore të të hollave të nevojshme për skulpturën . Veç kësaj, ai u duartrokit shumë kur bashkëjetesën me islamin e quajti “fqinjësi të mirë”.
Në përmbyllje, prefekti Lins lexoi para të pranishmëve lutjen e kombeve të bashkuara, si shenjë për integrim.
E-Diaspora
-
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi Një histori frymëzuese Vanesa Sulimani nga Kosova drejt vlerësimit në Kanada... -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër -
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji -
Londër
Besa Sharrah emërohet anëtare e Komisionit për Evropën Lindore në Ohio -
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër Rrëfimi prekës për jetën e punëtorëve sezonalë nga Kosova është përzgjedhur ndër nëntë punimet më të... -
Zvicër
100 kuriozitete për Zvicrën, një nga vendet më të zhvilluara dhe më të veçanta në botë -
Swiss ashpërson rregullat: Certifikatë mjeku nga dita e 3-të e sëmundjes -
Ja sa zviceranë e marrin bonusin prej 15,000 frangash për ndërprerjen e kontratës -
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025












