Lajme
Çereku i ish-deputetëve kosovarë, pa asnjë cent në bankë
Në mesin e ish- deputetëve të cilët kanë deklaruar se nuk kanë para të gatshme në bankë, është edhe kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosja, Albin Kurti dhe kryetari i partisë NISMA, Fatmir Limaj
Janë 33 deputetë të Kuvendit të Kosovës nga legjislatura e kaluar, që kanë deklaruar se nuk kanë asnjë “metelik” në bankat kosovare. Kështu të paktën kanë deklaruar ata vet, në Agjencinë Kundër Korrupsionit me rastin e deklarimit të pasurisë së tyre, që është obligim për secilin zyrtar shtetëror në Republikën e Kosovës.
Në mesin e ish- deputetëve të cilët kanë deklaruar se nuk kanë para të gatshme në bankë, është edhe kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosja, Albin Kurti dhe kryetari i partisë NISMA, Fatmir Limaj.
Po ashtu “fukara” janë deklaruar edhe deputeti i Vetëvendosjes dhe ish- oficeri i UÇK-së, Rexhep Selimi, Pal Lekaj-ish kryetari i Gjakovës, Agim Çeku –ish-komandanti i UÇK-së dhe TMK-së, etj.
Në deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion, nga të gjitha grupet parlamentare të legjislaturës së kaluar, janë 33 deputetë të cilët kanë deklaruar se nuk kanë para të gatshme në llogaritë e tyre, ose të paktën ato nuk i kanë deklaruar në formularët e pasurisë, citon lajmi.net.
Nga PDK janë shtatë ish-deputetë të cilët kanë deklaruar se nuk kanë para të gatshme: Agim Çeku, Shaip Muja, Ganimete Musliu, Flora Brovina, Fadil Beka, Luljeta Veselaj-Gutaj dhe Emilija Redzepi. Ndërsa nga LDK janë: Melihate Tërmkolli, Teuta Rugova, Njomza Emini, Blerim Grainca, Kimete Bytyqi dhe Etem Arifi.
Nga Vetëvendosje janë pesë ish-deputetë, përfshirë të nominuarin për kryeministër, Albin Kurti, më pas Rexhep Selimi, Aida Dërguti, Donika Kadaj-Bujupi dhe Mytaher Haskuka.
Nga AAK janë tre ish-deputetë të cilët kanë deklaruar se nuk kanë para të gatshme: Pal Lekaj, Bali Muharremaj dhe Teuta Haxhiu. Po, kaq ish-deputetë janë edhe nga NISMA, duke nisur nga kryetari Fatmir Limaj, si dhe dy deputetët tjerë: Zafir Berisha dhe Enver Hoti.
Në grupin e Listës Serbe janë pesë ish-deputetë që kanë deklaruar se nuk kanë para të gatshme. Ata janë: Nenad Rasiq, Adem Hodza, Sasa Milosavljeviq, Jasmina Zhikoviq dhe Milka Vuletiq. Nga Grupi 6+ janë: Kujtim Paçaku, Danush Ademi dhe Çerim Bajrami. Po ashtu edhe ish-deputeti Gëzim Kelmendi ka deklaruar se nuk ka para të gatshme.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë Rritja fillestare e disponueshmërisë së produkteve vegane dhe vegjetariane në supermarketet zvicerane po qetësohet. Migros ka... -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut











