Shkurt.ch
Moutier vendosi: Tash e tutje i takon Kantonit Jura!
Qeveritë e kantoneve të prekura: e Bernës dhe ajo e Juras tash do ta ndjekin një procedurë të përbashkët për të jetësuar në praktikë ndryshimin të cilin sot e votoi populli
Me 51.7% të votave, qytetarët që votuan sot në Moutier kanë vendosur: qyteti frankofon që deri sot i takonte kantonit të Bernës, tash e tutje do t`i takojë Kantonit Jura.
Me këtë votim i është dhënë fund dramës që ka zgjatur shumë, lidhur me fatin e kësaj komune dhe qyteti.
2067 votues kanë qenë për kalimin në Jura dhe 1930 sish, kundër, transmeton albinfo.ch mediat zvicerane.
Katër vite më parë, në vitin 2013 qytetarët e regjionit të Jura-s së Bernës në një referendum kishin votuar me shumicë për të mbetur në Bernë. Çështja që shtrohej ishte themelimi i një kantoni tjetër ose bashkimi me kantonin ekzistues frankofon të Jura-s. Por qyteti Moutier, më i madhi i këtij regjioni, kishte votuar për dalje nga Berna, transmeton albinfo.ch. Ndërsa pasi që ishte mbivotuar nga pjesët tjera të regjionit, ishte detyruar të vazhdonte qëndrimin brenda kantonit të Bernës.
Qeveritë e kantoneve të prekura: e Bernës dhe ajo e Juras tash do ta ndjekin një procedurë të përbashkët për të jetësuar në praktikë ndryshimin të cilin sot e votoi populli, përcjell albinfo.ch. Marrëveshja në mes dy kantoneve do t`u prezantohet qytetarëve me të drejtë vote të të dy kantoneve dhe në fund edhe Asamblesë Parlamentare (seancës së përbashkët të të dy dhomave të Parlamentit Zviceran). Në këtë rast nuk është i nevojshëm miratimi i popullit në nivel nacional.
Edhe dy komuna të vogla që ende janë me Kantonin e Bernës: Sorvilier dhe Belprahon do të votoijnë për ndërrimin e kantonit. Kjo është paraparë të ndodhë më 17 shtator.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës Kantoni zviceran i Neuchâtel-it po miraton disa masa emergjente për të ofruar lehtësim për fermerët, ndërsa... -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së -
Aksident në A1 pranë Cyrihut: Një person i lënduar, trafik i bllokuar -
Vapa ekstreme po ndikon edhe në vlerën e pronave në Zvicër -
Zvicër: Shumica e kantoneve ndalojnë ndezjen e zjarreve në dhe pranë pyjeve











