Futbolli Shqiptar në Zvicër
FC Besa St. Gallen shënon 25 vjetorin e themelimit të klubit me një turnir të madh tre ditor
Kupa e Unionit të Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër mbahet këtë fundjavë në stadiumin e vjetër të FC St. Gallenit, në St. Gallen. Për tri ditë rresht, duke filluar sot, të premten, të shtunën dhe të dielën, do të luhet futboll. Kupa e Unionit mes skuadrave shqiptare të futbollit në Zvicër luhet të shtunën. Ndeshjen e parë të këtij eventi sportiv mes FC Besës dhe KF Dardanisë, që do të luhet sonte, e referon arbitri i Superligës zvicerane, Bekim Zogaj
Me një program të ngjeshur tre-ditor, FC Besa, shënon vitin e 25 jubilar të themelimit të klubit me një fundjavë futbollistike të ndarë në kategori të juniorëve, ekipet e firmave dhe Kupen e Unionit. Për tri ditë rresht, të premten, të shtunën dhe të dielën do të luhet futboll.
Nikoqiri i këtij spektakli të madh futbollistik të klubeve shqiptare në Zvicër, Besa starton sot, të premtën, me një lojë miqësore ndaj KF Dardanisë së St. Gallenit. Ndeshjen e parë të këtij eventi sportiv e referon arbitri i Superligës zvicerane, Bekim Zogaj.
Të shtunën paradite, pra nesër, luajnë juniorët e kategorisë C dhe më pas fillon gara mes skuadrave shqiptare për kupën e Unionit. Të dielën luajnë veteranët dhe ekipet e firmave.
Turniri tre-ditor zhvillohet në stadiumin Espenmoos. Ekipet pjesëmarrëse dhe shikuesit do të kenë vend të mjaftueshëm për të pëcjellur ndeshjet nga tribuna e mbuluar e stadiumit të vjetër të FC St. Gallenit.
Në garën për kupën e Unionit marrin pjesë dhjetë ekipe, ndër to; FC Kosova Cyrih, FC Iliria Solothurn, FC Dardania Basel, FC Prishtina Bern dhe ekipe të tjera të Unionit.
Ndeshjen e parë me fillim në ora 11 do ta luaj FC Kosova e Cyrihut kundër KF Dardanisë së St. Gallenit. Në fushën e dytë të stadumit luan FC Besa ndaj FC Dardanisë së Baselit.
Të tjera nga Futbolli Shqiptar në Zvicër
E-Diaspora
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit Gjatë së shtunës Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfoi kundër Dennis Lewandowski. Kjo ndeshje e madhe u...
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
Jeta në Zvicër
-
Mungesa e psikoterapistëve, i lë fëmijët zviceranë në krizë Në vitin 2023, 42,000 të rinj në Zvicër thirrën shërbimin e linjës së ndihmës 147...
-
Frëngjishtja në rritje në qytetet dygjuhëshe të Zvicrës
-
A priten vonesa dhe tollovi në aeroportin e Cyrihut?
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit
-
Komiteti parlamentar zviceran kërkon 15 milionë CHF për Kampionatin Evropian të Futbollit për Femra 2025