Shkurt.ch
Sa punëtorë në të zezë punojnë në bujqësi?
Se shumë njerëz punojnë në bujqësi në kushte jo të mira, tashmë nuk është sekret. Prandaj është edhe më befasuese që inspektorët e punës nuk duket se e kanë prioritet inspektimin e fermave zvicerane
Pagat e ulëta, ditë të gjata pune, zbritje nga rroga, për ushqim dhe banim… Kështu punohet në sektorin e bujqësisë në Zvicër. Se shumë njerëz punojnë në bujqësi në kushte jo të mira, tashmë nuk është sekret. Prandaj është edhe më befasuese që inspektorët e punës nuk duket se e kanë prioritet inspektimin e fermave zvicerane. Përkundrazi, inspektimet janë në rënie.
Sipas raportit të Sekretariatit Shtetëror për Çështjet Ekonomike (Seco) javën e kaluar, në bujqësinë zvicerane janë inspektuar 243 ferma dhe 723 persona janë kontrolluar. Në rastin e personave të kontrolluar, zyrtarët dyshuan për 232 shkelje duke i proceduar në instanca tjera të vendit.
Për krahasim: Në vitin 2014, inspektorët kantonalë kontrolluan një total prej 1257 personash në bujqësi, transmeton albinfo.ch.
Numri i punëtorëve që punojnë në të zezë në bujqësi është ndoshta shumë më i madh. Në vend të shifrave të besueshme, megjithatë, ka vetëm vlerësime.
Sipas vlerësimeve të L’autre Syndicat, në bujqësi punojnë 5.000 deri në 8.000 persona pa leje pune, përfshirë të huajt që nuk regjistrohen si duhet, edhe pse nuk u lejohet të punojnë fare në Zvicër.
Unia gjithashtu bën thirrje për më shumë kontrolle, siç thotë sindikalisti Zoltan Doka. “Ka nevojë për më shumë burime për të luftuar punën e paligjshme”.
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën Kjo është hera e parë që sistemi i drejtësisë ushtarake ka paditur një mercenar zviceran që... -
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes -
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë













