Sport
I mbuluar me flamur, si një hero!
Në Munih, boksierit Besim Kabashi i jepet një lamtumirë tronditëse
Me arkivol të stolisur si për një hero, me gjoksin e mbuluar me flamurin shqiptar. Në mur, një poster gjigant, i cili e tregon Besim Kabashin e ndjerë, të tillë çfarë ka qenë: kampion botëror në tai-boks, sportist klasi, burrë që nuk jepet. Kështu e përshkruan gazeta gjermane “Bild”, ceremoninë e përgatitjes për varrim të boksierit shqiptar Besim Kabashi, që ndërroi jetë të dielën që shkoi.
“Por fytyra e Besimit në arkivolin me ngjyrë të qelë, është e përhirtë, sytë të mbyllur. Ai ka humbur betejën e tij më të rëndësishme – betejën për jetën e tij, vazhdon shkrimi.
Ka vdekur nga mbidoza e barnave. Pasditen e të mërkurës i sportistit të madh kanë dhënë lamtumirën e fundit rreth 600 të pikëlluar .
“Përse na e bëre këtë”, vajton njëri prej tyre në të hyrë. Shumë të tjerë shkruajnë në librin e ngushëllimeve: “Ti ke qenë për mua si një vëlla”.
Aktori Charles M.Huber me lot në sy i afrohet arkivolit të Besimit . “Ai ishte një sportist i madh dhe një mik i mirë. Kemi trajnuar bashkë. Në sportet luftarake njerëzit afrohen më shumë”. Por, vdekjen misterioze të Besimit nuk mundet ta shpjegojë as ai. Më 16 dhjetpr Kabashi do ta mbronte titullin e Kampionit Botëror. “Ajo do të ishte lufta më e rëndësishme dhe më e vështirë në karrierën e tij”, thotë Huber. “Dhe, ai nuk ishte më 25 por 35 vjeç. Mbase e ka munduar veten së tepërmi, ka punuar tepër shumë. Në një rast të tillë, zemra mund të mos përballojë më”.
Shumë burra të fortë qajnë këtë pasdite. I puthin edhe njëherë ballin të vdekurit, ia rrahin supet.
E-Diaspora
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër Në "Kino Kosova" është shfaqur edhe filmi "The Land within", i regjisorit shqiptaro-zviceran Fisnik Maxville (Maxhuni),...
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville
-
Edi Rama e konfirmon: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë
-
Kalabri - Itali
Gennaro Gattuso flet për rrënjët e tij në Kalabri
Jeta në Zvicër
-
Ja sa janë rritur fitimet e shefave të sigurimeve shëndetësore në Zvicër Që nga viti 2016, kompanitë e sigurimeve shëndetësore janë të detyruara të bëjnë të ditur kompensimin...
-
Sa banorë të huaj bëhen shtetas zviceranë çdo vit?
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
-
Qindra studentë protestuan para Universitetit të Lozanës
-
Fëmijët të mbahen larg celularëve