Sport
Xhaka, së shpejti në Hamburg?
Xhaka, i kërkuar nga shumë ekipe të bundesligës gjermane, duket se dëshiron t`i bashkohet ish trajnerit të tij, Fink
Në fitoren sensacionale të FC Baselit kundër Manchesterit, edhe talenti i ri shqiptar Granit Xhaka pati shkëlqimin e tij.
Menjëherë pas kësaj ndeshje, kanë filluar të qarkullojnë fjalë se mesfushori nga Bazeli është pajtuar me klubin nga Hamburgu, HSV për një transfer të shpejtë atje.
Siç shkruan 20minuten.ch, Xhaka tashmë është kërkuar nga shumë ekipe të bundesligës gjermane dhe duket se ai dëshiron që t`i bashkohet ish trajnerit të tij, gjermanit Thorsten Fink, i cili nga Bazeli ka shkuar në Hamburg.
Xhaka, për herë të parë nën dirigjimin e Finkut kishte debutuar për skuadrën e parë të FC Baselit më 28 korrik 2010 në kualifikimet për Ligën e Kampionëve kundër Debrecen të Hungarisë. Me atë rast ai pati shënuar njërin nga dy golat e Bazelit.
Por në FC Basel, ku futbollisti i talentuar ka kontratën deri në vitin 2015, nuk ndjehen të shqetësuar. “Ne e dimë se Fink e dëshiron atë, por FCB deri më tash nuk ka marrë ndonjë ofertë dhe ne nuk e keemi ndërmend të shesim Granit Xhakën”, ka thënë Georg Heitz, koordinatori sportiv.
E-Diaspora
-
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi Vizita e parë zyrtare e ministres së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Eliza... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 Një studim i ri i Institutit Federal Zviceran të Teknologjisë (ETH Zurich) paralajmëron se nga 50%... -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël -
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih












