CH-Ballkani
Rritet papunësia në Kosovë
Sipas rezultateve në tre mujorin e parë të vitit 2017, shkalla e papunësisë është 30.5%. Papunësia më e theksuar është te femrat me 34.6 %, krahasuar me meshkujt, 29.3%. Shkalla me e theksuar e papunësisë është te grupmoshat 15-24 vjeçare me 50.5%
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), papunësia në Kosovë është 30.5%, raporton albinfo.ch.
Sipas rezultateve të dala nga ky publikim, del se dy të tretat e popullsisë në Kosovë janë popullsi në moshë pune, ku në popullsinë e moshës së punës përfshihen moshat 15-64 vjeçare.
Në kuadër të popullsisë me moshë të punës, shkalla e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore është 41.7 %.
Shkalla e punësimit në Anketën e Fuqisë Punëtore (AFP), për tremujorin e parë 2017, është 28.9%. Punësimi me i lartë është te meshkujt, 44.6%, ndërsa punësimi te femrat është 13.0%. Femrat janë të punësuara, kryesisht në sektorët e arsimit, tregtisë dhe kujdesit shëndetësor, me 49.8% të tyre, ndërsa meshkujt janë kryesisht të punësuar në sektorët e ndërtimtarisë , prodhimit dhe tregtisë, me 43.8%.
Sektorët ekonomik, që prijnë me punësim, vazhdojnë të jenë: tregtia me 14.2%, prodhimi me 13.4%, ndërtimtaria me 11.2% dhe arsimi me 9.6 %. Ndërsa, sektorët e tjerë marrin pjesë me përqindje më të vogël në punësim.
Sa i përket të punësuarve me kontrata del se 31.1 % e personave të punësuar kanë kontratë të përhershme në punën e tyre kryesore, ndërkohë që 68.9% kanë kontratë të përkohshme.
Sipas rezultateve në tre mujorin e parë të vitit 2017, shkalla e papunësisë është 30.5%. Papunësia më e theksuar është te femrat me 34.6 %, krahasuar me meshkujt, 29.3%. Shkalla me e theksuar e papunësisë është te grupmoshat 15-24 vjeçare me 50.5%.
Sipas rezultateve të AFP-së TM1 2017, fuqia joaktive është mjaft e lartë me 58.3 %, me fokus të veçantë te femrat me 80.2 % krahasuar me meshkujt, 36.9 %.
E-Diaspora
-
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit Me rastin e Ditës Kombëtare të Diasporës dhe Ditës Ndërkombëtare të Migracionit, Qendra e Botimeve për... -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore
Jeta në Zvicër
-
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike Gjimnazistja shqiptare nga Wili, Emily Munishi, ka arritur një hap të rëndësishëm në karrierën e saj... -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Ofertuesi paguan 262,000 CHF për targën “ZH 11”











