E-Diaspora
Kandidatja për Kongresin Amerikan, krenare që është shqiptare
“Unë jam krenare për trashëgiminë tonë. Kemi gjuhë të bukur, vend të bukur”, ka thënë Suzana Shkreli, kandidate për Kongresin Amerikan dhe gjithashtu prokurore në SHBA
Suzana Shkreli është kandidatja e parë shqiptare për Kongresin Amerikan. Ajo gjithashtu është edhe prokurore në Macomb në Departamentin për Mbrojtjen e Fëmijëve në Shtetet e Bashkuara.
Shkreli ka thënë se është shumë e kënaqur që Kosovën e sheh si vend i lirë. Ajo ka folur për rrugën e saj deri në arritjen në pozitën e prokurores në SHBA. “Në gjykatë kam kuptuar çdo gjë është politikë. Aty e kam kuptuar se duhet punuar më shumë”, është shprehur Shkeli për televizionin publik të Kosovës.
Ajo bëri me dije se në kohën kur ishte kandidate ka pasur përkrahjen nga Diaspora shqiptare që jeton në SHBA. “Unë kisha përkrahjen edhe nga Barack Obama dhe nga Bill Clintoni. Kur Clintoni e kishte kuptuar që jam shqiptare kërkoi që takohem me të. Takimi me të ka qenë e jashtëzakonshëm”, theksoi ajo, përcjell albinfo.ch.
Shkreli nuk do të ndalet, por do të tentojë që prapë të kandidojë, pasi nuk u zgjodh herën e fundit. “Njerëzit duhet të dëgjohen. Ata duan të dëgjojnë çfarë duhet të bëjmë ne për të”, tha ajo. Sipas saj shqiptarët në tërë botën e kanë përkrahur. “Unë jam krenare për trashëgiminë tonë. Kemi gjuhë të bukur, vend të bukur”.
Suzana Shkreli ka bërë me dije se origjinën e ka nga Ulqini.
https://www.youtube.com/watch?v=IL-uWqanGqA
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriSuzana Shkreli
- Prejardhja:Ulqin
- Vendi ku vepron:SHBA
- Profesioni:Politikane
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Lozanë: Mes dy identiteteve, sfidave dhe së ardhmes Identiteti nuk është një kategori statike. Për brezat e rinj të diasporës shqiptare ai ndërtohet, riformësohet... -
Vevey: Kosovari dënohet me 20 vjet burg për vrasjen e partneres së tij -
Ambasadori i Kosovës në Bernë në ceremoninë e Ambasadës së SHBA-së për Ditën e Pavarësisë -
Zvicra ndan mbi 64 milionë franga zvicerane për Kosovën deri në vitin 2029 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri
Jeta në Zvicër
-
SWISS paralajmëron pasagjerët për vjedhje në kabinë Vjedhjet në kabinën e avionëve në linjën Cyrih–Hong Kong dhe anasjelltas janë shtuar kohët e fundit,... -
Studentët shqiptarë në Lozanë: Mes dy identiteteve, sfidave dhe së ardhmes -
Alpet zvicerane më të prirura ndaj përmbytjeve të rënda nga sa mendohej më parë -
Zvicra dënohet për mungesë ushqimi vegan në burg -
St. Gallen dhe Uri lëshojnë ndalime për zjarr dhe fishekzjarrë












