Lajme
Mërgimtarët e vajtojnë, në Kosovë e tallin
Lajmi se një mërgimtarit i është vjedhur BMW X6, përveç që bëri bujë në mediat online, mori shumë komente në rrjetet sociale, ku edhe një herë u ngrit debati në mes diasporës dhe Kosovës
Ditë më parë një mërgimtari nga Suedia, i cili kishte ardhur për t’u martuar i kishin vjedhur një BMW X6, raporton albinfo.ch.
Lajmi përveç që bëri bujë në mediat online, mori shumë komente në rrjetet sociale, ku edhe një herë u ngrit debati në mes diasporës dhe atyre që jetojnë në Kosovë, raporton albinfo.ch.
Bashkatdhetarët kanë ‘vajtuar’ për të riun, i cili si shumë të tjerë ishin viktimë e vjedhjes në Kosovë, kurse vendësit më shumë janë tallur dhe kanë komentuar në mënyrë ironike, madje duke mos besuar se kjo është e vërtetë.
“Çfarë njerëz të egër ka në Kosovë. Njeri ka ardhur në pushime mu kënaq këta shkoj edhe ta prishin me pushim e me ka krejt. Qysh po don tani ti me ardh në pushim në Kosovë. Unë me qenë si disa mërgimtarë kurrë nuk vijë në pushime”, ka shkruar një mërgimtar.
Por, një tjetër nga Kosova i përgjigjet shpejt. “Jo jaran. Këto kerret e reja i kanë GPS dhe nuk ka shanca me vjedh. Po ti ndoshta e shit në Kosovë për pjesë ose e shet diku në Serbi e pret sigurimi me ta pagu në Suedi”.
Shumë të tjerë mendojnë si ai. “Rren është, rren është. E marrin e shesin në Shqipëri e këtu lajmërojnë në polici se ma kanë vjedh. Sigurimi ka full Casco. Pse mos me ba biznes”.
Por, një mërgimtar problemin ia la të tjerëve. “Duhet policia mu marr me këtë rast e shumë të tjerëve. Shumë vjedhje në Kosovë dhe askush nuk jep përgjegjësi. Çfarë shteti, çfarë policie”.
Por, të tjerët nuk e marrin aq seriozisht dhe nuk mungojnë talljet. “E ka parku ndoshta gabim”, thotë njëri, kurse tjetri shton: “Koka met pa u martu se mer kerkush pa kerr hahaha”. Një tjetër shton: “Ishalla sja kanë vjedh edhe nusen”.
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut Rreth 9,162 notarë morën pjesë në kalimin vjetor të liqenit të Cyrihut pas vonesave për shkak... -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së -
Aksident në A1 pranë Cyrihut: Një person i lënduar, trafik i bllokuar -
Vapa ekstreme po ndikon edhe në vlerën e pronave në Zvicër












