Kultura
Lala Meredith Vula me mullarët “e saj” të sanës në “Documenta 14”
Në fotografitë e saj, mullarët bëhen individë dhe dëshmitarë të heshtur të historisë, thuhet në këtë artikull, të titulluar “Stonehenge prej sane”, duke iu referuar ngjashmërisë me monumentet e njohura mistike prej guri “Stonehange” në Angli
Në kuadrin e aktivitetit artistik ndër më të mëdhenjtë në Botë, serisë së ekspozitave “Documenta” që mbahet në Kassel të Gjermanisë, artistja shqiptaroangleze Lala Meredith-Vula ka hapur ekspozitën e saj të fotografive. Lala Vula është bërë e njohur që në fundin e viteve `80 kur kishte ardhur në Kosovë, në vendlindjen e babait të saj, ku kishte gjetur frymëzimin për art në një objekt kaq të zakonshëm në zonat rurale, në mullarët e sanës, shkruan albinfo.ch- Këta mullarë, një pamje triviale për ata që i shohin çdo ditë, duke kaluar objektivit të Lala Meredith-Vulës kanë marrë një hije magjike.
“Artistja Lala Meredith-Vula i inskenon mullarët e barit në atdheun e saj, në Kosovë si qenie magjike. Seria e saj e fotografive “Haystack Series” të përball me misterin: a mund të shihet në muzg më shumë se që mendohet se mund të shihet?”, shkruan deutschlandfunk.de në prezantimin e ekspozitës që zgjat deri më 20 shtator.
Lala Vula është lindur në Sarajevë në vitin 1966 ndërsa jeton në Londër. Kultura rurale e vendeve të Ballkanit për të është një pikë me rëndësi referimi. Ajo është fascinuar nga egërsia, natyraliteti dhe autenciteti i regjionit.
Në “documenta 14”, Lala Vula prezanton veç tjerash fotografitë nga seria e saj “Haystack”. Duke filluar nga viti 1989 artistja fotografon në vazhdimësi mullarët gjigantë të sanës, të cilët bujqit në Ballkan i ngrehin për të mbrojtur sanën nga lagështia. Në këto ngrehina fshatare ajo sheh një “Kuintesencë të artit”, transmeton albinfo.ch. Në fotografitë e saj, mullarët bëhen individë dhe dëshmitarë të heshtur të historisë, thuhet në këtë artikull, të titulluar “Stonehenge prej sane”, duke iu referuar ngjashmërisë me monumentet e njohura mistike prej guri “Stonehange” në Angli
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet Drejtori i Përgjithshëm i Postës Zvicerane, Pascal Grieder, dëshiron që degëzimi financiar i grupit, Postfinance, të... -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit -
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant











