Lajme
Tmerri në rrugët e Kosovës, vetëm në qershor 15 të vdekur
Sipas të dhënave të përgjithshme, aksidentet me fatalitet gjatë muajit qershor kanë shënuar rritje në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit kaluar
Rrugët e Kosovës janë shndërruar në kasaphanë të vërtetë, pasi vetëm gjatë muajit qershor, 15 qytetarë e kanë humbur jetën dhe rreth 1200 janë lënduar nga aksidentet në trafik. Sipas Policisë së Kosovës, aksidentet me fatalitet po vijnë kryesisht nga intensiteti i madhe i veturave dhe pakujdesia e drejtuesve të automjeteve.
“Sipas të dhënave të përgjithshme aksidentet me fatalitet gjatë muajit qershor kanë shënuar rritje, që do të thotë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak kemi (4) persona më shumë që kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve rrugore”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim të Policisë së Kosovës.
Më tej, kjo zyrë ka bërë të ditur se gjatë sezonit veror, në funksion të një menaxhimi dhe kontrolli më të mirë të sigurisë, veçanërisht të trafikut rrugor Policia e Kosovës ka përpiluar një plan operativ policor, për zbatimin e masave ligjore që do të ndërmerren në vazhdimësi për të gjithë ata që nuk u përmbahen rregullave në trafik.
“Gjithashtu nga divizioni i trafikut rrugorë i PK-së janë përpiluar dhe shpërndarë fletëpalosje (gjeni te bashkangjitur) me udhëzime dhe mesazhe vetëdijesuese për të ndikuar në uljen e aksidenteve me fatalitet që mbeten një shqetësim apo brengë për të gjithë ne”, thuhet në përgjigjen e Policisë, raporton lajmi.net.
Në fund, Policia e Kosovës ka apeluar tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik e në veçanti tek vozitësit që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë të që evitohen aksidentet.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”












