Bota
Berlini flet ashpër kundër Turqisë, e cila “nuk i respekton vlerat themelore”
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel, njofton për një "ndryshim të politikës" dhe u bënë thirrje turistëve që të jenë të kujdesshëm
Turqia nuk është më një vend i sigurt. Të enjten, ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, paralajmëroi bashkatdhetarët e tij për situatën e rëndë. Sipas tij, turistët gjermanë nuk mund të jenë më të sigurt se nuk do të arrestohen në një shtet, i cili “po u largohet vlerave thelbësore të Bashkimit Evropian”.
Turqia është akuzuar për mbajtjen në burg të nëntë gjermanëve në mënyrë arbitrare (katër prej të cilëve kanë shtetësi të dyfishtë). Turqia i mban këta për t’i përdorur si një mjet negocimi. Midis tyre, gazetari gjermano-turk Deniz Yücel, korrespondent i gazetës gjermane “Die Welt”, i vendosur në izolim prej gati pesë muajsh. Sipas të përditshmes popullore “Bild Zeitung”, presidenti Rexhep Tajip Erdogan i kishte ofruar ministrit të Jashtëm, Sigmar Gabriel, një shkëmbim kundër dy gjeneralëve turq të akuzuar për përfshirje në tentativë të grushtit të shtetit më 15 korrik 2016. Këta të fundit kanë ikur nga Turqia për në Gjermani, ku tashmë janë azilkërkues. Një ofertë e papranueshme për Berlinin.
Arrestimi i Peter Steudtner
Që nga arrestimi në Stamboll i mbrojtësit gjerman të të drejtave të njeriut, Peter Steudtner, Berlini nuk beson në një rikthim të normalitetit. “Peter dhe Steudtner Deniz Yücel janë pengje politike”, thotë Cem Özdemir, bashkëkryetar i Partisë së Gjelbër dhe me origjinë turke. Kthesa e Berlinit është rezultat i një keqësimi diplomatik që po zgjat për më shumë se një vit. “Në çdo krizë ne kemi provuar për t’i zbutur gjërat. Çdo herë ne kemi qenë të zhgënjyer. Është koha për të ndryshuar politikën tonë ndaj Ankarasë. Ne nuk kemi asnjë zgjidhje tjetër”, ka bërë të ditur ministri i Punëve të Jashtme, dukë bërë të ditur se do të marrin masa kundër kësaj situate.
Për të kuptuar se kemi të bëjmë vërtet me një “ndryshim të politikës”, Sigmar Gabriel ka premtuar se do të bëhet gjithashtu një rishikim i ndihmës së BE-së, si pjesë e negociatave të anëtarësimit dhe veçanërisht politikës së investimit në Turqi. “Ne nuk mund t’u japim garanci investitorëve që të shkojnë në Turqi, një shteti i cili nuk respekton të drejtat themelore dhe ku me dhjetëra kompani gjermane janë akuzuar se luajnë lojën e terroristëve”, denoncoi Sigmar Gabriel.
“Papërgjegjshmëri e madhe politike”
“Është e papranueshme të ngrihen dyshime në mendjet e investitorëve gjermanë”, është përgjigjur zëdhënësi i presidentit turk, Ibrahim Kalin. Berlini tregon një “papërgjegjshmëri të madhe politike”, ka theksuar ai. Riorientimi i marrëdhënieve gjermano-turke mund të dëmtojë marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve (35 miliardë franga shkëmbehen çdo vit). Gjermania, e cila ka diasporën turke (3 milionë) me të madhe, ka rreth 7000 kompani në Turqi.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 Në mënyrë specifike, qiratë për qiratë e reja në apartamentet e ndërtuara rishtas ranë me 0.7... -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane











