Lajme
Apeli i ministrit për bashkatdhetarët
Valon Murati iu ka bërë thirrje të gjithë bashkatdhetarëve që mundësisht të shmangin pikën kufitare në Merdare, pasi janë duke u kryer punimet
Ministri në detyrë i diasporës, Valon Murati iu ka bërë thirrje të gjithë bashkatdhetarëve që mundësisht të shmangin pikën kufitare në Merdare, pasi janë duke u kryer punimet.
Ministri gjithashtu ka shtuar se të shikojnë gjendjen në pikën kufitare pasi të nisen, si dhe të kontaktojnë me autoritet nëse kanë probleme.
Ja postimi i plotë i ministrit në rrjetet sociale:
Të dashur bashkatdhetarë, të gjithë ju që po ktheheni në atdhe gjatë pushimeve të verës, ju rekomandoj të konsultoni paraprakisht aplikacionin e mëposhtëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme në të cilin tregohet në kohë reale se cila është gjendja nëpër pikat kufitare. Kështu ju keni mundësi t’i ndryshoni ato. Edhe për shkak të punimeve të terminalit të ri por edhe për shkak të përqendrimit që ndodh në Merdare gjatë ardhjes suaj, ajo pikë kufitare vazhdon të jetë më e ngarkuara sa i përket pritjeve, andaj në konsultim edhe me Policinë e Kosovës ju rekomandojmë që sipas mundësive ta shmangni atë pikë dhe t’i përdorni edhe pikat e tjera kufitare. Për çfarëdo telashe që mund ta keni gjatë rrugës për në Kosovë, sidomos ata që kalojnë nëpër Serbi ju ftoj ta njoftoni në rastin e parë Policinë e Kosovës dhe Zyrën e Kosovës në Beograd në +38166247743 dhe [email protected] por edhe Ministrinë e Diasporës në [email protected]
http://www.mpb-ks.org/qkmk/#.WXUDGYSGPDf
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut Rreth 9,162 notarë morën pjesë në kalimin vjetor të liqenit të Cyrihut pas vonesave për shkak... -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së -
Aksident në A1 pranë Cyrihut: Një person i lënduar, trafik i bllokuar -
Vapa ekstreme po ndikon edhe në vlerën e pronave në Zvicër












