Shkurt.ch
Sulmi në Schaffhausen: Pesë të plagosur, dy prej tyre rëndë
Zëdhënësja e policisë së Schaffhausenit ka thënë se nuk bëhet fjalë për sulm terrorist
Policia në Schaffhausen është vënë në ndjekje të personit të panjohur i cili në mëngjesin e sotëm ka sulmuar disa persona në qendër të qytetit. Raportohet për pesë të plagosur, së paku dy prej të cilëve kanë marrë plagë të rënda, shkruan srf.ch.
Ndërkaq zëdhënësja e policisë së Schaffhausenit ka thënë për radion SRF se nuk bëhet fjalë për sulm terrorist. Sipas saj nuk dihet nëse sulmuesi i kërkuar është i armatosur ose jo, transmeton albinfo.ch. Megjithatë ai konsiderohet i rrezikshëm për rrethin.
Ndërkohë, pjesë të qytetit të vjetër, ku kanë ndodhur sulmet vazhojnë të jenë të bllokuara nga policia.
Në Shaffhausen, policia ka rrethuar sot, në mëngjes disa pjesë të qytetit të vjetër. Shkak për këtë masë sigurie është një “gjendje e jashtëzakonshme” që ka ndodhur aty, shkruan blick.ch dhe transmetojnë mediat tjera zvicerane.
Sipas portalit të përmendur, shkas për këtë alarmim të policisë është një person i cili po qarkullon me sharrë motorike në duar dhe duket se po kërcënon dhe sulmon njerëzit. Deri tash raportohet për së paku një njeri të lënduar në kokë, transmeton albinfo.ch.
Sipas një zëdhënëseje të policisë, policia dhe ambulanca janë të mobilizuara. Veç kësaj edhe helikopterët e Rega-s po qarkullojnë mbi këtë zonë.
E-Diaspora
-
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër Mobilizimi i komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në politikën lokale dhe në proceset demokratike të vendit ku... -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia











