E-Diaspora
Një vit pas masakrës në Munih
Një vit më parë, një nxënës vrau në gjendje amoku në një qendër tregtare në Munih nëntë vetë. Këtë të shtunë u zhvillua një ceremoni pëkujtimore për viktimat.
Më 22 korrik 2016, 18-vjeçari David S. vrau me armë nëntë vetë si dhe veten në qendrën tregtare Olimpia në Mynih. Në përvjetorin e parë të këtij krimi, këshilli i qytetit, qeveria dhe parlamenti i landit si dhe të afërmit e viktimave u mbloshën në një ceremoni përkujtimore. Në vendin e ngjarjes përballë qendrës tregtare u përurua një monument kushtuar viktimave, shkruan deutschewelle.de.
Monumenti përkujtimor “Për ju” përbëhet nga një pemë gingkoje, e cila rrethohet nga një unazë çeliku dy metra të lartë. Në unazë janë vendosur nëntë gurë, me emrat dhe fotografitë e viktimave.
Përveç kryebashkiakut Dieter Reiter në ceremoni morën pjesë edhe kryeministri i landit Horst Seehofer dhe presidentja e parlamentit të landit Barbara Stamm. “Masakra një vit më parë goditi gjithë Bavarinë”, tha Seehofer.
Nga radhët e anëtarëve të viktimave foli i vëllait Armela Segashit, Arbnor Segashi. 14-vjeçarja Armela ishte e para e nëntë viktimave.
Sipas hetuesve i sëmuri mendor David S. kishte vite që përballej me dhunë psikologjike dhe lëndime personale. Po ashtu sipas hetimeve vepra e tij duhet të ketë pasur gjithashtu motive racore. Në këtë konkluzion hetuesit kanë arritur pas analizës së chat-it të dorësit. Sipas hetimeve David S. i kishte planifikuar veprimet e tij sipas modelit të ekstremistëve të djathtë dhe i motivuar nga atentati masi i norvegjezit Anders Breivik. Nxënësi e kreu veprën e tij në përvjetorin e pestë të veprës së Breivikut.
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Vdekshmëria e tepërt që lidhet me valën e të nxehtit të qershorit mbetet shumë më e ulët se ajo e vitit 2003 Vala e të nxehtit që goditi Zvicrën në fund të qershorit mund të ketë shkaktuar një... -
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së -
Aksident në A1 pranë Cyrihut: Një person i lënduar, trafik i bllokuar











