Lajme
Në Ballkan do të ketë konflikt, parashikon “Wall Street Journal”
“Në skenarin e tij më të keq, Rusia dhe Turqia do të inkurajojnë “të afërmit” e tyre në Ballkan, Serbinë dhe Shqipërinë, për t’i ndihmuar që të rivizatojnë kufijtë e rajonit”, shkruan “Wall Street Journal”
Prestigjiozja amerikane “Wall Street Journal” e ka publikuar në hulumtim sipas të cilit konfliktet e reja në Ballkan janë të pashmangshme. Sipas hulumtimit të gazetës në Ballkanin e trazuar Rusia dhe Turqia po nxisin trazira, ndërkohë që SHBA nuk e ka ndërmend të përzihet në një tjetër luftë në Ballkan, kurse BE-ja i ka hallet e veta dhe nuk qanë kokën për Ballkanin.
“Në skenarin e tij më të keq, Rusia dhe Turqia do të inkurajojnë “të afërmit” e tyre në Ballkan, Serbinë dhe Shqipërinë, për t’i ndihmuar që të rivizatojnë kufijtë e rajonit”, shkruan “Wall Street Journal”.
Më tej në këtë analizë thuhet se qeveria serbe, me mbështetjen e Rusisë, mund të aneksonte pjesë të mëdha të Bosnjës së populluar nga serbët etnikë, derisa disa nga territoret e pretenduara nga Shqipëria e Madhe janë në Serbi, do të ishte e vështirë për të dy vendet të bien dakord mbi një hartë të re.
“Mbështetja turke mund të ndihmojë Shqipërinë të marrë një manovër të ngjashme, jo vetëm në Kosovën shqiptare, por edhe në Maqedoni, ku shumica e minoritetit të madh shqiptar dëshirojnë të ribashkohen me atdheun”, thuhet në analizën e “Wall Street Journal”.
Më tje në këtë analizë thuhet se për BE-në, një raund i ri i kaosit të Ballkanit do të ishte një fatkeqësi: refugjatët, krimi, radikalizimi mes myslimanëve të Ballkanit, mundësi më të mëdha për fuqitë armiqësore për të fituar ndikim në shpenzimet e BE. Por BE nuk mendon se mund ta menaxhojë vetë Ballkanin. Shtetet e Bashkuara do të duhet të jenë pjesë e zgjidhjes, thonë gjermanët.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 Falë skanerëve të rinj CT që po instalohen në aeroportin e Cyrihut, shishet e ujit dhe... -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër? -
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur












