CH-Ballkani
Denis MacShane vlerëson shembullin social-demokrat të Shqipërisë
"Shtetet baltike regjistrojnë dy herë më shumë vrasje për kokë banori se sa Shqipëria"
Kur të gjitha partitë socialiste dhe social-demokrate evropiane njohin një periudhë të zymtë dhe të vështirë, dy vende nga Ballkani Perëndimor bëjnë përjashtim. Kështu të paktën shkruan gazeta frankofone “Le Monde”, njofton albinfo.ch.
Sipas Denis MacShane, ish-ministër i Qeverisë britanike për Çështje Evropiane të Toni Bler nga viti 2002 deri në vitin 2005, pa bërë shumë zhurmë, Shqipëria dhe Maqedonia kanë zgjedhur një qeveri social-demokrate. Ai vë në pah kryesisht shembullin e Shqipërisë. I zgjedhur në vitin 2013 me një shumicë të vogël, Edi Rama, ministri i parë social-demokrat në Shqipëri, u rizgjodh me një shumicë të madhe në qershor dhe do të vazhdojë të udhëheqë vendin e tij edhe për katër vjet.
I veshur me pantallona të shkurtër, atlete dhe me një T-shirt me ngjyrë të zezë, kryeministri shqiptar, në rezidencën e tij verore të Durrësit në bregdet, është shumë i sigurt dhe i përgatitur për të rindërtuar Shqipërinë, shkruan gazeta “Le Monde”. I diplomuar nga Ecole des Beaux Arts në Paris në vitin 1990, ai është një tifoz i presidentit Macron dhe dëshiron të ringjallë lidhjet mes Shqipërisë dhe Francës. Sa për kujtesë, Edi Rama ishte edhe kryetar i Bashkisë së popullarizuar në Tiranë për gjashtë vjet.
“Shqipëria ka qenë gjithmonë një komb, por ne duhet të bëhemi një shtet, i cili është duke punuar si duhet”, deklaron Edi Rama për gazetën frankofone. Në mesin e shumë ndryshimeve, gazetari tregon se qeveria e Edi Ramës nuk subvencionon më kompaninë kombëtare elektrike dhe u kërkon përdoruesve t’i paguajnë faturat e tyre të rrymës. Gjithashtu, në mesin e katërqind komunave që nuk lëshonin leje të ndërtimit pa ryshfete, tani kanë mbetur edhe gjashtëdhjetë që ende veprojnë me ryshfete, ndërsa vetëm një komunë ka mbetur pa energji elektrike.
Përpjekje reale për të reformuar ekonominë
Z. Rama ka trashëguar një departament të brishtë të policisë dhe të rendit, një departament që shumë lehtë korruptohej. Tani zyrtarët e ish-policisë janë në pension dhe Akademia e re e Policisë është në detyrë, me oficerë me shumë femra. Numri i vrasjeve ka rënë në mënyrë spektakulare dhe, thekson MacShane, shtetet baltike regjistrojnë dy herë më shumë vrasje për kokë banori se sa Shqipëria.
Denis MacShane vështron se vendet e Ballkanit Perëndimor, si Shqipëria, kanë bërë përpjekje reale për të reformuar ekonominë.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ka nisur shpërndarja falas e teksteve të gjuhës... -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut nga mërgata shqiptare e Cyrihut -
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë
Jeta në Zvicër
-
Shitjet e paneleve diellore bien për herë të parë në Zvicër Shitja e sistemeve fotovoltaike ra me pothuajse 30 përqind vitin e kaluar, një ngadalësim i parë... -
Vdekshmëria e tepërt që lidhet me valën e të nxehtit të qershorit mbetet shumë më e ulët se ajo e vitit 2003 -
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së












