Shkurt.ch
Rritet numri i bujtjeve në hotelet zvicerane
Gjatë 6 muajve të parë të vitit, në hotelet e Zvicrës janë prenotuar 17.6 milionë bujtje, që është për 4.4 për qind më shumë se në periudhën e njëjtë të një viti më parë
Hoteleria zvicerane gjatë gjysmëvjetorit të parë të këtij viti ka regjistruar një rritje të ndeshmë të bujtjeve. Siç bën të ditur Zyra Federale për Statistikë, gjatë kësaj periudhe në hotelet e Zvicrës janë prenotuar 17.6 milionë bujtje, që është për 4.4 për qind më shumë se në periudhën e njëjtë të një viti më parë.
Numri i bujtjeve të realizuara nga turistët e huaj është rritur për 4.7 për qind duke arritur në 9.5 milionë gjithsej, transmeton albinfo.ch. Sipas njoftimit, numrin më të madh të turistëve të huaj që frekuentojnë hotelet zvicerane e përbëjnë ata nga Azia dhe nga Amerika.
Nga ana tjetër, turistët vendorë kanë realizuar gjatë këtyre gjashtë muajve 8.1 milionë bujtje, duke shënuar po ashtu një ngritje, prej 4.0 për qind. Shikuar sipas muajve veç e veç, ngritja më e madhe është realizuar gjatë muajit qershor.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ka nisur shpërndarja falas e teksteve të gjuhës... -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut nga mërgata shqiptare e Cyrihut -
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë
Jeta në Zvicër
-
Shitjet e paneleve diellore bien për herë të parë në Zvicër Shitja e sistemeve fotovoltaike ra me pothuajse 30 përqind vitin e kaluar, një ngadalësim i parë... -
Vdekshmëria e tepërt që lidhet me valën e të nxehtit të qershorit mbetet shumë më e ulët se ajo e vitit 2003 -
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së












