Lajme
Kosovë: Fëmijët e helmuar nga plumbi presin drejtësi
Të helmuar gjatë qëndrimit të tyre të gjatë në kampet e ndotura të Mitrovicës, romët e Kosovës kërkojnë drejtësi pranë OKB-së. Mediat frankofone kanë trajtur këtë fenomen, albinof.ch ju sjell një përshkrim të botuar në edicionin e gazetës frankofone “24heures”.
Romët “nuk trajtohen si njerëz”. Florim Masurica kërkon drejtësi për djalin e tij me aftësi të kufizuara, njëri prej “fëmijëve të plumbit” të Kosovës, i helmuar në kampet ku OKB-ja i kishte vendosur pas luftës.
Në sytë e shqiptarëve të Kosovës romët ishin fajtorë për bashkëpunim me serbët gjatë konfliktit të fundit në ish-Jugosllavi (1998-99), raporton gazeta “24Heures”.
Një akuzë shpesh e pajustifikuar, e cila i kushtoi shtrenjtë këtij komuniteti të ekspozuar ndaj diskriminimit në Ballkan: ekzekutime për ata që kishin pak fat, ndërsa për të tjerët ikje në rrëmujë nga lagjet e plaçkitura dhe të shkatërruara pas largimit të trupave serbe nga bombardimet e NATO-s, transmeton albinfo.ch. Ky ishte rasti që pati ndodhur në lagjen “Mahalla”, në komunën e Mitrovicës (veri). Disa nga 600 banorët u patën strehuar nga Kombet e Bashkuara në gjashtë kampe pranë një kompleksi të çelikut, pa ditur se në ato vende ata do të merrnin frymë një ajër helmues dhe që do të shkelnin një tokë të kontaminuar me plumb dhe helme të ndryshme.
Në kampin Zhitkovc grumbujt e mbeturinave industriale ende qëndrojnë për tokë. Pluhuri i tyre “mbulonte kampin sa herë që kishte erë”, kujton Valid Jashari, 58 vjeç: “Djali im ka lindur invalid, i ka këmbët e paralizuara”.
Në karrocën e tij Jetullah, 16 vjeç, shikon fëmijët e tjerë që luajnë. “Ne jemi helmuar kur ishim në Zhitkovc”, akuzon Veli Jashari, i cili thotë se djali i tij i dytë, Sejdullahu, pesëvjeçar, është i paralizuar gjithashtu.
Alarm në vitin 2005
Në moshën 65-vjeçare Bajram Babajboks thotë se “nuk ka anëtar të familjes së tij që nuk është viktimë e plumbit”. “Këtë nuk e them vetëm unë, këtë e thonë edhe mjekët”, tregon ai, duke treguar analizat e gjakut.
Organizatat e mbrojtjes së të drejtave të njeriut kanë shprehur shqetësim më 2005 për simptomat e zbuluar pranë fëmijëve: mishrat e dhëmbëve të zeza, dhimbje koke, vështirësi në të mësuar, konvulsione, presion të lartë të gjakut, etj.
Misioni i OKB-së në Kosovë (UNMIK) ka evakuuar kampet, fillimisht të planifikuara që të zgjasin vetëm 45 ditë. Por, pas gjashtë vjetësh, ky evakuim ishte tepër vonë. Pasi që gjaku është i kontaminuar, plumbi vazhdon rrënimet e tij për vite të tëra, shpjegojnë mjekët, përcjell albinfo.ch. Në korrik të vitit 2006 një panel i ekspertëve të caktuar nga OKB-ja, pas ankesës së 138 romëve, ka rënë në përfundim se instalimi i të gjithë këtyre njerëzve në këto kampe të mjerueshme përbën shkelje të së drejtës së tyre “për të jetuar të lirë nga trajtimi çnjerëzor dhe degradues”. Artan Bajrami, 36 vjet, thotë se “kurrë” ai nuk do të kishte “rënë dakord për të shkuar në një kamp”, në qoftë se ai kishte qenë në dijeni për “rrezikun që e priste”. I lindur në një nga këto kampe, djaloshi i tij 15-vjeçar çalon për shkak të një keqformimi që nga lindja.
Erduan Masurica, 16-vjeçar, “belbëzon dhe vuan mentalisht, ai vetëm luan me fëmijë të vegjël”, thotë nëna e tij, Elhame, 33-vjeçare, përcjell albinfo.ch. Ajo kishte lindur në kampin Cesmin Lug. Plumbi në gjak ka “sulmuar trurin, kockat dhe organet” e fëmijës së saj, shpjegon ajo.
Keqardhje nga OKB-ja
Grupi i ekspertëve i ka kërkuar OKB-së të bien dakord për të paraqitur “falje publike”. Sekretari i saj i përgjithshëm, Antonio Guterres, ka shprehur vetëm “keqardhje të thellë të organizatës (KB) për vuajtjet”. “Si masë e veçantë”, ai vendosi “të vërë në vend një fond” për financimin e romëve në Mitrovicë, sipas UNMIK-ut.
Në sytë e Kujtim Paçakut, një ish-deputet rom, është “imorale që një lëndim masiv të kompensohet vetëm me të holla”. “Ne duhet të hetojmë dhe të vendosim përgjegjësi” për të dërguar “një mesazh për të gjithë: ne nuk mund të trajtojehemi kështu vetëm për shkak se jemi romë”.
Asnjë studim i plotë i viktimave nuk është bërë. Ky fakt është për romët një dëshmi tjetër për diskriminim, raporton albinfo.ch.
Të akuzuar…
Në qershor Human Rights Watch (HRW) tha se “refuzimi i Kombeve të Bashkuara për mosmarrje të përgjegjësive vë në pikëpyetje aftësinë e saj për të vënë presion mbi qeveritë për shkeljet e të drejtave të tyre të njeriut”. Ndërkombëtarët kanë ndihmuar në ndërtimin e shtëpive të përhershme në lagjen “Mahalla”, transmeton albinfo.ch. Por, përveç papunësisë dhe varfërisë që romët e Ballkanit kanë të përbashkët, ata të Mitrovicës duhet të vuajnë edhe nga plumbi.
“Nuk është më vetëm Mahalla e Romëve. Ajo është një zonë e helmuar nga plumbi”, proteston Bajram Babajboks. Ndërsa kjo çështje është ende e patrajtuar, Jetullahu shprehet: “Unë ëndërroj të jem një ditë në këmbët e mia sikur të tjerët, do të doja të shkoja në shkollë sikur të tjerët”.
Video:
http://www.24heures.ch/monde/europe/kosovo-enfants-plomb-attendent-justice/story/22657714
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës Nxënësja shqiptare nga Payerne u vlerësua me çmim për mesataren më të lartë në gjuhën gjermane... -
MPJD u bën thirrje qytetarëve të shmangin kalimin përmes Serbisë -
Suedi: Vritet një i ri nga Kosova, raportohet se ishte kalimtar rasti -
Pse emigrantët po i kthejnë shpinën Gjermanisë -
Thirrje për të rinjtë e diasporës shqiptare dhe Ballkanit: Bashkohuni në Bootcamp-in “Building DiverCity” në Itali!
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës Nxënësja shqiptare nga Payerne u vlerësua me çmim për mesataren më të lartë në gjuhën gjermane... -
Granit Xhaka, lideri i kompletuar që frymëzon Zvicrën -
Zvicra dhe Austria planifikojnë blerje të përbashkëta të armatimit -
Të ardhurat shtesë pa taksa? – Debat në Zvicër për bakshishet -
Nënkontraktorët e DHL-së në Zvicër paralajmërojnë rrezik falimentimi












