E-Diaspora
Mbishkrim enigmatik “UÇK” i shkruar me asfalt në mes të rrugës në Gjermani
“Këtu bëhet fjalë hë për hë për shkaktim dëmi material”, pra jo për vepër penale të natyrës politike, ka thënë një zëvendësshef policie
“UÇK” është shkruar me shkronja të mëdha me bitum mbi asfaltin në një rrugë në Bad Tölz të landit gjerman të Bavarisë. Dhe kjo ka shërbyer si motiv për një artikull të publikuar në gazetën Merkur, në të cilën gazetari ngre shqetësimin nëse ky mbishkrim duhet trajtuar si mesazh politik i dënueshëm apo vetëm si një kundërvajtje.
Mund të mos jetë ashtu, por duket sikur punëtorit të rrugës i ka tepruar pak bitum dhe me të ka shkruar mbishkrimin në fjalë, thuhet në artikull. Në fakt aty ka qenë duke u bërë mbyllja e gropave që janë shkaktuar me prishjen e asfaltit por “dikush e ka shfrytëzuar rastin për të përhapur një mesazh politik”, transmeton albinfo.ch. Në mes të pistës ku kalojnë automobilat, shpërthen në rreth një metër gjerësi mbishkrimi “UÇK”.
Në kërkim të përgjigjes nëse një veprim i tillë është i dënueshëm si akt politik ose jo, gazeta citon zëvendësshefin e policisë së qytetit, i cili thotë se gjëra si kjo janë normale në qytete të mëdha, qofshin grafitë në mure ose në rrugë sikur në rastin më të ri. “Këtu bëhet fjalë hë për hë për shkaktim dëmi material”, pra jo për vepër penale të natyrës politike, siç do të ishte në rast se do të vizatohej ndonjë kryq nazist ose ngjashëm, pëercjell albinfo.ch. Për shenjat naziste parashihet dënim me deri në tri vite burg ose me gjobë.
Ndërsa gazetari përkujton se në kushtetutën e Bavarisë UÇK- ja trajtohet si “organizatë ekstremiste”. Ndërsa pasuesja e saj, TMK-ja (dhe më vonë FSK-ja) nuk e trashëgon këtë emërtim pra nuk trajtohet si organizatë ekstremiste. Ajo është krijuar pas shuarjes së UÇK-së dhe si e tillë përfaqëson një organizatë civile teknike, ka thënë për gazetën një zëdhënës i Gjykatës Kushtetuese të Bavarisë.
Sido që të trajtohet ky mbishkrim, me ose pa peshë politike, autori i tij duhet të dënohet, qoftë edhe për shkaktim dëmi material, transmeton albinfo.ch. Autoritetet përgjegjëse janë në kërkim të përgjigjes nëse ai që e ka shkruar parullën në fjalë i takon firmës që ka kryer punimet në vendin e përmendur ose jo.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit Parlamenti mbështeti propozimin nga Komiteti i Financave dhe partitë e qendrës për të ulur normën e... -
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026











