Lajme
KQZ: LDK e para, shkon në balotazh me PDK-në
LDK ka fituar 28,3 % të votave, PDK 26,9 %, AAK 25,8 %, AKR 16,4 % ndërsa LDD 2,6 % të votave
KQZ ka bërë publike rezultatet preliminare të zgjedhjeve të ditës së dielë në Komunën e Rahovecit, të cilat kanë nxjerrë fituese Lidhjen Demokratike të Kosovës, me 28,3 % vota të fituara, e ndjekur nga PDK me 26,9 %. AAK ka fituar 25,8 % të votave, AKR 16,4 % ndërsa LDD 2,6 %.
Për LDK-në kanë votuar 5211 veta, për PDK, 4952, për AAK 4740, për AKR 3021, ndërsa për LDD 473 veta.
Në komunën e Rahovecit janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme për këtë komunë. Këto zgjedhje janë shpallur pas shkarkimit të kryetarit të komunës së Rahovecit me vendim të Gjykatës Kushtetuese. Sipas kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhje, Valdete Daka, nga rreth 50 mijë qytetarë me të drejt vote kanë votuar 19 966 qytetarë, apo 40.5%.
Në zgjedhjet e mbajtura në vitin 2009, pjesëmarrja ka qenë 45.6%. Kjo do të thotë se 5 % më pak qytetarë kanë votuar të dielën në Rahovec në krahasim me zgjedhjet e kaluara lokale të vitit 2009. Ajo ka thënë se procesi përgjithësisht është zhvilluar mirë dhe pa ndonjë incident që vlen të theksohet.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore Këshilli Kombëtar i Zvicrës ka rënë më në fund dakord të ndajë një milion franga shtesë... -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi












