Lajme
Renditja e FIFA-s: Zvicra në vendin e 4, Shqipëria e 63-ta, Kosova e 180-ta
Në renditjen e FIFA-s për muajin gusht, Shqipëria mbetet në vendin e 63-të, kurse Zvicra me Shaqirin, Xhakën, Xhemajlin, Behramin..., është ngritur në vendin e 4-të të toplistës botërore të futbollit
Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) e ka publikuar sot renditjen më të re të kombëtareve të futbollit, sipas së cilës, Brazili ngjitet në vendin e parë duke ia rrëmbyer primatin Gjermanisë, ndërsa e veçanta është se në katërshen më të fuqishme të botës është edhe Zvicra me Shaqirin, Xhakën, Xhemajlin, Behramin…
Sipas njoftimit, vendin e parë nga Gjermania e ka rrëmbyer Brazili me 1604 pikë. Gjermania tani bie për një vend më poshtë dhe tash renditet e dyta me 1549 pikë. Në vendin e tretë mbetet Argjentina me 1399 pikë, kurse Zvicra është ngritur në vendin e katërt me 1329 pikë, Polonia është e pesta me 1319 pikë.
Portugalia ka rënë nga vendi i pestë në të gjashtin me 1267 pikë, Kili është i shtati me 1250, në të tetin mbetet sikur edhe herën e kaluar Kolumbia me 1208 pikë, Belgjika është ngritur në vendin e nëntë me 1194, ndërsa top dhjetëshen e parë e përmbyll Franca me 1157 pikë.
Kombëtarja e Shqipërisë mbetet sikur edhe herën e kaluar në vendin 63 me 583 pikë, derisa Kosova ka shënuar rënie për tri vende dhe tash renditet në vendin 180 me 90 pikë. Shqipëria është ajo që ka lënë përshtypje të këqija, pasi në një periudhë ishte në mesin e 30 shteteve me futbollin më të mirë në botë.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 Vendasit morën një epërsi të hershme: Dan Ndoye shënoi në minutën e 17-të për ta bërë... -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht” -
Rrufeja godet aeroplanin e Swiss-it – Anulohet fluturimi për në Londër -
Tri qasje: Çfarë ndihmon kundër mungesës së strehimit?












