Lajme
Rahoveci sivjet i pret 50 mijë vizitorë në festivalin “HardhFest”
Drejtori kreativ i “Hardhfestit”, Agi Haxhimurati, tha se sivjet presin që ky festival të ketë 50 mijë vizitorë, ose 18 mijë më shumë se vitin e kaluar, pasi këtë vit festivali do të jetë katër ditë dhe tri net
Festival tradicional i rrushit, verës dhe rakisë që mbahet në Rahovec “HardhFest” sivjet pret një numër rekord të vizitorëve, ndërsa komuna tashmë i ka bërë përgatitjet e duhura për këtë festival. Kështu kanë deklaruar sot në një konferencë për media, përfaqësuesit e Drejtorisë për Kulturë dhe Rini në komunën e Rahovecit
Gardalin Shtavica, tha edicioni i sivjetmë i Hardhfestit mbahet me sloganin “Mbas verës, vjen vera”, ndërsa ka për qëllim promovimin e rajonit vreshtar të Rahovecit, si dhe turizmin rural ne Kosovë. Ai bëri të ditur se edicioni i 16-të i “HardhFest” sivjet do të mbahet nga data 7 deri më 10 shtator “n’Konak” të Rahovecit.
“HardhFest fokusin kryesor e ka rrushin, verën dhe rakinë, por megjithatë, vera e mirë dhe rakia e mirë pa muzikë të mirë nuk bënë. Kështu që një fokus të veçantë për këtë vit e kemi muzikën, me tendencë që me u ndërkombëtarizuar, me sjellë grupe prej më të njohurave ndërkombëtare. Edhe sivjet do të ketë laramani të muzikës, duke filluar nga digjej dhe këngëtarë të ndryshëm”, theksoi Shtavica, citon KP.
Drejtori kreativ Agi Haxhimurati, tha sot se presin nga ky festival që të ketë 50 mijë vizitorë, ose më shumë se vitin e kaluar, pasi këtë vit festivali do të jetë katër ditë dhe tri net. Sipas tij, vitin e kaluar kanë qenë 32 mijë vizitorë.
“Objektivi për këtë vit është që ne të kalojmë shifrën mbi 50 mijë vizitorë, për shkak se në këtë vit ne kemi shtuar edhe ditët dhe netët për festivalin. Në vitin e kaluar ka qenë tre ditë dhe dy net, kurse këtë vit është katër ditë dhe tri net”, theksoi Haxhimurati.
Ndërsa, Dela Luma, udhëheqëse e HardhFest, tha se këtë vit janë hapur zyrat promovuese në 17 vende të ndryshme të Evropës, ku pritet të ketë edhe më shumë interesim për promovimin e festivalit. “HardhFest” organizohet nën përkujdesjen e MBPZHR-së dhe komunës së Rahovecit.
E-Diaspora
-
Shqipëri: A do të mundësohet vota e emigrantëve në zgjedhjet 2025? Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, në Shqipëri Ilirjan Celibashi deklaroi sot se vota e emigrantëve mund të...
-
Sot fillon në Cyrih Festivali i Filmit “Kino Kosova”
-
Vjenë
Vjenë: Kori Siparantum, edhe me një paraqitje në skenën prestigjioze
-
Gjenevë
Gjenevë: Ramë Dardania sjell ekspozitë më 14 qershor
-
Mentor Latifi është emëruar ambasador i ri i Kosovës në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Bashkëpunimi Zvicër-Kosovë, diskutojnë Rafuna e Fetahi Kryetari i Odës Ekonlmike të Kosovës Lulzim Rafuna u takua me Fehmi Fetahi, pronar i kompanisë...
-
Pritet trafik i rënduar gjatë majit në Zvicër
-
OECD: Aktiviteti i ngadaltë ekonomik ngadalëson rritjen në Zvicër
-
Rritje e investimeve të huaja në Zvicër gjatë vitit 2023
-
Qeveria zvicerane synon ekuilibër më të mirë gjinor në administratën federale