Kosova
Mesazhe për paqe në festën e Bajramit
Me namazin e mëngjesit, e pastaj edhe me namazin e Bajramit fillon festimi treditor, në të cilin respektin ndaj Allahut, myslimanët e shprehin me therrje të kurbanit
Besimtarët e besimit islam festuan festën e Kurban Bajramit, festa e dytë më e madhe myslimane, menjëherë pas Fitër Bajramit.
Për qytetarët e Kosovës, manifestimi qendror për territorin e Kosovës është mbajtur në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, ku u kërkua të lutemi dhe kontribuojmë për shuarjen e çdo konflikti dhe armiqësie sepse sot me tepër se kurrë kemi nevojë për paqe dhe dashuri, përcjell albinfo.ch.
Manifestimi filloi me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit është mbajtur edhe ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga Hetem Sopjani, kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prishtinë.
Faljes së Namazit të Kurban-Bajramit i priu Jakup Çunaku, drejtor i Medresesë “Alaudin” në Prishtinë, i cili tha se sot është një ditë e madhe për të gjithë myslimanët, Ai tha se janë 1100 haxhi nga Kosova që sot përfundojnë haxhinë në Mekë.
Ndërsa, kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Sabri Bajgora, duke dhënë mesazhin e Kurban-Bajramit, tha se në këtë ditë të rëndësishme të mos mungojë solidariteti në mes nesh, raporton televizioni publik i Kosovës.
Me namazin e mëngjesit, e pastaj edhe me namazin e Bajramit fillon festimi treditor, në të cilin respektin ndaj Allahut, myslimanët e shprehin me therrje të kurbanit. Me këtë festë kurorëzohet Haxhi, që është kushti i pestë i islamit, i cili është dëshmi për solidaritet dhe mirëqenie.
Kjo festë karakterizohet nga gatishmëria e besimtarit, që vetëm për Allahun të sakrifikojë vlerat e tij materiale dhe shpirtërore. Kur’ani, Haxhi dhe Kurbani janë përmbajtjet themelore të Kurban Bajramit, të cilët paraqesin tri ideale të larta Islame. Kur’ani paraqet arsimimin dhe devotshmërinë, Haxhi solidaritetin reciprok dhe Kurbani sakrificën për të tjerët.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












