Kosova
Edhe më tutje barriera për investimet nga diaspora
Kryetari i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës në Evropë Yll Blakaj ka thënë se në Kosovë ka sektorë të leverdishëm për investime, por që problemet aktuale, sidomos qasja në prona, ka bërë që qytetarët të hezitojnë të realizojnë investimet
Në Gjermani operojnë rreth 10 mijë biznese të shqiptarëve, kurse në Austri mbi 150 biznese me pronarë nga Kosova. Por edhe pse diaspora vazhdon të ketë një rol mjaft të fuqishëm në ekonominë e Kosovës asaj nuk po u krijohen kushte për të sjell kapitalin e tyre në vendlindje.
Kryetari i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës në Evropë Yll Blakaj ka thënë se në Kosovë ka sektorë të leverdishëm për investime, por që problemet aktuale, sidomos qasja në prona, ka bërë që qytetarët të hezitojnë të realizojnë investimet.
“Problemi kryesor është siguria në investime. Nuk presim të garantojnë investimet, por të sigurohen investimet. Investitori i diasporës vjen e blen një pronë, e privatizon atë dhe nuk ka mundësi që të ketë qasje në të. Këto fakte tregojnë se klima mund të përmirësohet”, ka thënë Blakaj për REL-in.
Naim Dedushaj, drejtor në Drejtorinë për investime në Ministrin e Diasporës thekson se kontributi i diasporës për Kosovën ka qenë dhe vazhdon të jetë i madh, por që problemet për të investuar janë të pranishme. Megjithatë Dedushaj, thotë se mbi 2000 biznese të diasporës kanë investuar në Kosovë.
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë E majta kundërshton propozimin... -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë











