Kosova
Ndalohen linjat Prishtinë-Beograd për shkak të manipulimeve me bileta
Shkak për këtë janë bërë sjelljet e pa përgjegjëshme të disa individëve (të cilët blejnë bileta, futen në autobusë dhe gjatë rrugës kërkojnë të zbresin ose nuk futen fare në Autobus=
Në një njoftim që ka shpërndarë sot Menaxhmenti i Stacionit të Autobusëve informon qytetarët se nga sot janë anuluar të gjitha nisjet në relacionin Prishtinë – Beograd. Ky vendim ka ardhur pasi individë të papërgjegjshëm së fundi kanë blerë bileta dhe gjatë rrugës kanë kërkuar të zbresin nga autobusi, thuhet në njoftimin dërguar mediave.
“Menaxhmenti i NPL “ Stacioni i Autobusëve ” SH.A, Prishtinë, në koordinim me Kompanitë e liçencuara nga MI (Ministria e Infrastrukturës) për bartjen e udhëtarëve njofton të gjith qytetarët dhe të interesuarit e tjerë se anulohen të gjitha nisjet në relacionin Prishtinë – Beograd”, thuhet në komunikatë.
Për shkak të gjendjes së krijuar dhe sjelljeve të pa përgjegjëshme të disa individëve (të cilët blejnë bileta, futen në autobusë dhe gjatë rrugës kërkojnë të zbresin ose nuk futen fare në autobus) me ç` rast krijojn situata jo serioze, shkaktojnë çrregullim, krijojnë edhe humbje për Operatorët Transportues.
Ky vendim fillon së implementueri që nga sot dhe do të zgjasë deri në një njoftim të radhës!
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












