Kalendari
Ti e bartë në vete suksesin
Seminar motivues, çka jemi dhe çka mund të bëhemi
Në mes asaj se çka jemi dhe kush mund të bëhemi ekzistojnë njëkohësisht edhe mundësitë e shumta edhe “rreziqet” e ndryshme. Në seminarin “Ti e bartë në vete Suksesin-çka jemi dhe çka mund të bëhemi” do të qartësohet në mënyrën më logjike se neve na qëndrojnë oferta të ndryshme për të dhënë më të mirën nga vetja në dobi të vetëvetes, familjes dhe shoqërisë.
Seminari është disa orësh dhe për nga natyra intenziv. Kjo do të thotë se këto janë evente me informacione të analizuara mire, të argumentuara në praktikë dhe të dëshmuara se këtyre ligjeratave nuk ju skadon afati i përdorimit. Këto seminare nuk janë të natyrës argëtuese apo përkdhelëse, por serioziteti i tyre është efektiv dhe kanë një radius të gjërë të ndikimit.
Seminari prek thellë aspektin mental dhe ate emocional, si dhe ligjet univerzale, të cilave ne ju jemi vazhdimisht të nënshtruar. Fokusi parimorë është përqëndruar në kultivimin e vlerave relevante për një jetë me plot dashuri, lumturi dhe sukses. Këta vlera së pari duhet të zbulohen dhe kultivohen në vetëvete, para se të përqëndrohemi në ate se çka ndodhë “atje jashtë”. Burimi i mekanizmave për SUKSES të vazhdueshëm qëndron në brendinë e secilit në formë dhurate. Kjo kushtëzon krijimin një vetëdije të re: pra të kuptuarit e vetes bashkë me potencialin e dhuruar me ardhjen tone në këtë jetë. Përgjigjet në pyetjet se “Kush je Ti?”, si dhe “Cili është qëllimi i ardhjes time në ketë Botë” bëhen të domosdoshme. Kështu fillon hulumtimi në vetëvete, drejt asaj që është dedikuar për mirëqenien dhe zhvillimin tonë.
Ai që arrin ta kuptoj veten, po i njejti ka kuptuar edhe Botën. Ti tani e kupton se nuk ke kohë pakufi të jesh dikush tjetër në dëm të vetëvetes!
Disa nga temat e rëndësishme që do të trajtoj në seminarin “Ti e bartë Suksesin në vete-çka jemi dhe çka mund të bëhemi”:
– Nëse je normal, atëherë a je i veçantë?!
– Kush je TI në të vërtetë?
– A është e mundshme një “kontratë me shpirtin”
– Kur jemi me të vërtetë të lirë?
– Adresa Mentale
– Burgu Mental
– Imagjinata muk njeh limitet e kohës
– Si ndodhë programimi I Ndërdijes.
– RASTI vs PLANIT !
– Produkt i kujt është Frika?
– Në çdo problem fshihet edhe zgjidhja për të
– “Dituria e dorës pare”
– Perëndia i flet të gjitha gjuhët “ e huaja”, por më së mire e kupton e heshtjen!
– Suksesi është meritë për secilin
– ….dhe disa tema të tjera.
Në vazhdim të seminarit do të prezantohen edhe librat “Kush je TI…?!” dhe “Kontrata me Shpirtin”, të cilat në përmbajtje janë identike me temat e seminarit.
MËRËSEVINI adhurues të një jete me plot Dashuri, Paqë, Bollëk dhe Sukses.
Hyrja 10 frang, pije freskuese falas.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit23 Shtator 2017
- Ora14:00
- LokacioniScheidegstrasse 19, Winterthur
- Data e përfundimit23 Shtator 2017 - 19:00
Të tjera nga Kalendari
E-Diaspora
-
9-vjeçarja Moda Ademi performoi në koncertin Rock Pop Jazz Night Para një pjesëmarrje të madhe të publikut, 9-vjeçarja shqiptare, Moda Ademi, performoi në koncertin Rock Pop...
-
Prof. Dr. Schader: Pa përpjekjet e duhura, shqipja në Zvicër rrezikon të shuhet pas dy brezave
-
Shqipja në Zvicër, pak histori dhe disa probleme aktuale
-
Artistja shqiptare, pjesë e filmit hollivudian, flet shqip
-
Vjenë
Suedi: Ekipi “kikiriki” nga Vjena fitoi vendin e parë në konkursin “Kuizi i Diturisë”
Jeta në Zvicër
-
9-vjeçarja Moda Ademi performoi në koncertin Rock Pop Jazz Night Para një pjesëmarrje të madhe të publikut, 9-vjeçarja shqiptare, Moda Ademi, performoi në koncertin Rock Pop...
-
Migrimi ndërmjet kantoneve zvicerane – fituesit dhe humbësit
-
Rritje e racizmit në shkollat zvicerane
-
Në këtë kohë dhe vend priten kolona për festat publike në Zvicër
-
Vazhdon ulja e shkallës së papunësisë në Zvicër