Bota
OKB: 815 milionë njerëz pa ushqim në botë
Në raportin e fundit të OKB-së, numri i njerëzve të uritur në botë po rritet. Aktualisht janë 815 milionë njerëz pa ushqim, duke përfaqësuar 11 për qind të popullsisë së botës. Kjo ndikohet nga konfliktet në mbarë botën, por edhe nga ndryshimet klimatike.
Shqetësuese është fakti që çdo i dhjeti në planet është i uritur. Bazuar në të dhënat nga viti i kaluar, dhe krahasuar me të rejat, bëhet fjalë për një rritje prej 38 milionë, tregojnë rezultatet përcjell albinfo.ch.
Nga 815 milionë njerëz të uritur, rreth 98 për qind jetojnë në vendet në zhvillim. Çdo ditë për shkak të urisë dhe kequshqyerjes, rreth 20,000 njerëz vdesin. Raporti, i përgatitur nga Programi Botëror i Ushqimit dhe Bujqësisë, Fondi Ndërkombëtar për Zhvillimin Bujqësor, UNICEF dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, përfundon se deri në vitin 2030, problemi me njerëz të uritur nuk do të çrrënjoset.
“Këto shifra janë të lidhura drejtpërdrejt me trazirat në mbarë botën. Përveç vendeve ku ka konflikte, përmbytjet dhe thatësirat gjithashtu ndikojnë që njerëzit të mbeten pa ushqime. Pasiguria është rritur, veçanërisht në pjesë të Afrikës, Azisë Juglindore dhe Azisë Perëndimore. “, tha një zëdhënës i Kombeve të Bashkuara OKB, Stephen Dijarik.
Numri më i madh i njerëzve të uritur janë në Nigerinë Veri-Lindore, Sudanin Jugor dhe Jemenin. Rreth 80 për qind e banorëve të Somalisë nuk kanë ushqim dhe gjendja humanitare është në prag të katastrofës. Në Republikën Demokratike të Kongos, shtatë milionë njerëz janë të uritur për shkak të rritjes së popullsisë dhe zhvendosjes, që është 30 për qind më shumë se në vitin 2016. Për shkak të mungesës së ushqimit, sëmundjet po përhapen.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Shoferi 87 vjeçar përplaset me grupin e kampit shkollor – një e vdekur Gjetjet fillestare tregojnë se shoferi 87-vjeçar shtypi aksidentalisht pedalin e gazit në vend të pedalit të... -
Po ngiste makinën me 114 km/orë në zonën 50 km/orë: I konfiskohet patenta -
Prishtina apo Dubai? Destinacionet ajrore të preferuara të zviceranëve -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Aargau: Një ton kanabis u sekuestrua












