Kosova
Në Kosovë, s’ka universitete private
Në Kosovë veprojnë 30 institucione të arsimit të lartë, prej tyre 9 janë universitete publike, kurse 21 janë kolegje private dhe asnjë universitet privat
Agjencia e Kosovës për Akreditim edhe këtë vit nuk e ka licencuar asnjë nga bartësit privat të arsimit të lartë në universitet, pasi asnjëri kolegj nuk i kanë plotësuar kushtet e akreditimit. Sipas zyrtarëve të AKA-së, në Kosovë veprojnë 30 institucione të arsimit të lartë, prej tyre 9 janë universitete publike, kurse 21 janë kolegje private dhe asnjë universitet privat.
Akreditimi është një procedurë formale dhe transparente e kontrollimit të cilësisë, gjatë së cilës një organ i pavarur vërteton në bazë të standardeve të definuara, ndërkombëtarisht të njohura, nëse institucionet e arsimit të lartë, përkatësisht programet e studimeve i përmbushin kërkesat minimale të cilësisë.
Blerim Rexha është kryetar i Këshillit Shtetëror të Cilësisë, këshill ky që funksion si organ qeverisës i Agjencisë së Kosovës për Akreditim. Ai thotë për REL se akreditimi është proces në vazhdimësi, por deri më tani thotë ai, asnjë kolegj privat i arsimit të lartë, nuk ka arritur që të marrë titullin e universitetit.
“Por, presim që disa nga këto institucione, në vitet në vijim, të përkushtohen dhe të bashkojnë energjitë e tyre dhe të arrijnë kushtet e duhura që ndoshta në një të ardhme të afërt të marrin edhe titullin e universitetit”, tha Rexha.
Ai tregon se cilat kritere të nevojshme për akreditim si universitete private nuk i kanë plotësuar kolegjet që veprojnë në vend.
“Kriteri themelor është që të ketë studime të doktoratës dhe për këto studime, kolegjet së pari duhet të plotësojnë studimet e nivelit master, ku kërkohen komponentë shkencore dhe kreative. Pastaj, kjo komponentë shkencore kreative të thellohet edhe me studime të doktoratës. Këtu çalojnë institucionet e arsimit të lartë privat në Kosovë, e po ashtu edhe disa publike”, thotë Rexha.
Në anën tjetër, ekspertë për çështje të arsimit thonë se cilësia e arsimit vazhdimisht është vlerësuar nën nivelin e duhur dhe për këtë arsye, kolegjet private nuk mund të akreditohen si universitete. Ata madje shprehen se në Kosovë duhet të zvogëlohet numri i kolegjeve private.
Halim Hyseni, nga Qendra për Avancimin e Performancës së Sistemit të Arsimit, thotë se arsimi i lartë në tregun e Kosovës është tërësisht i çrregulluar për shkak të se cilësisë ulët dhe numrit të madh të kolegjeve dhe studentëve të regjistruara në to. Ai vlerësonse qëllimi kryesor i veprimit të kolegjeve private në Kosovë është përfitimi dhe jo arsimi.
“Nuk ka cilësi as në universitetet private dhe as në ato publike. Dhe nevojitet një ndryshim radikal në zhvillimin e politikave në fushën e arsimit, pjesë e së cilës duhet të jetë edhe arsimi i lartë. Trajtimi i ndarjes së arsimit parauniversitar dhe arsimit të lartë ka bërë që të krijohet një gjendje kaotike e cila nuk po lejon që të kemi një vizion në çfarë drejtimi duhet të shkojë zhvillimi i arsimit të Kosovës”, ka thënë Hyseni.
Ndryshe, akreditimi në fushën e arsimit të lartë i ofron shoqërisë dhe të gjitha grupeve të përfshira të interesit, siguri se cilësia e mësimdhënies dhe studimit i përmbushë standardet minimale ndërkombëtare.
E-Diaspora
-
Spanjë: Vlerësohet shfaqja “Ëndrrat e Hamletit” e Mentor Zyberajt Mësohet se shfaqja “Ëndrrat e Hamletit”, me regji të Mentor Zyberajt ka marrë vlerësim të lartë...
-
Kanada
Kanada: Tenori me famë botërore, Ramë Lahaj, sjell “Traviata” e Xhuzepe Verdit
-
Kandidatja për eurodeputete, Kati Schneeberger, hap në Vjenë ekspozitën “Rezistenca paqësore në Kosovë 1990-1998
-
Milano: Rita Petro, ndër të ftuarat e “FjalaFest”
-
Bruksel: Përfaqësuesit e diasporës shqiptare, gati për projektin e shkollës verore “JAM SHQIPTAR”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Votimi i shtrenjtë për ligjin për furnizimin me energji elektrike Deri më tani, mbi pesë milionë franga janë caktuar për votimin intensiv të ligjit për furnizimin...
-
Policia e Thurgau-ut, me apel interesant
-
Zvicër: Tregtia me pakicë rritet vetëm falë produkteve ushqimore
-
Zvicër: Nisma e re për legalizimin e rritjes së kanabisit
-
Gjithnjë e më shumë kompani po testojnë javë katërditore