Maqedonia
Shqiptarët po e braktisin edhe Strugën
Largimi i banorëve vërehet në shkolla, ku nga viti në vit po zvogëlohet numri i nxënësve
Edhe një vend mjaft i bukur në Maqedoni, siç është Struga po braktiset nga banorët, që zgjedhin rrugën e emigrimit.
Largimi i banorëve vërehet në shkolla, ku nga viti në vit po zvogëlohet numri i nxënësve.
Kështu ka ndodhur edhe në shkollën e mesme “Ibraim Temo”. Këtë vit janë regjistruar 50 nxënës më pak nga numri i atyre që kanë përfunduar maturën, prej të cilëve 30 shqiptarë, 19 maqedonas dhe një turk. Për dy vite numri i nxënësve është zvogëluar në 150, raporton ‘Alsat’.
Kjo po ndodh për shkak se banorët po emigrojnë nga ky vend. Edhe në Shkollën e Mesme Profesionale “Niko Nestor” vërehet dukuria e largimit, përcjell albinfo.ch.
Numri i nxënësve shqiptar në këtë shkollë të regjistruar këtë vit është më i vogël se numri i maqedonasve, gjegjësisht proporcioni është 177 me 214 nxënës.
Por, ekziston rreziku që numri i nxënësve të zvogëlohet edhe më shumë.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë











