Lajme
Për Shqipërinë, rruga e gjatë për në BE
Drejtori i përgjithshëm për Çështjet e Zgjerimit në Komisionin Evropian, Stefano Sanino është takuar me presidentin Bamir Topi.
Bashkëbisedimi mes tyre është përqendruar në tematika aktuale të realizimit të reformës zgjedhore, rëndësia e miratimit të ligjit për Gjykatën Administrative, por dhe mbi ligje që kërkojnë një shumicë të cilësuar në Kuvend.
Ndërkohë, kryeministri Sali Berisha gjatë takimit me z. Stefano Sanino ka shprehur angazhimin e mazhorancës për rëndësinë e padiskutueshme të respektimit, me vullnet të mirë politik, të shtetit të së drejtës, Kushtetutës dhe zbatimit të ligjit, si kusht për progresin e vendit dhe integrimin e tij evropian, raportojnë mediat e Tiranës.
Pas takimit me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtëme, Edmond Haxhinasto, drejtori i Zgjerimit në Komisionin Evropian paralajmëroi një rrugëtim të gjatë të Shqipërisë drejt familjes evropiane.
“Ky është qëllimi i agjendës sime sot, në takimet që do të zhvilloj edhe me ministren e Integrimit, Komisionin e Integrimit Evropian dhe në këtë kuadër, miratimi i Planit të rishikuar të Veprimit për plotësimin e prioriteteve do të shërbejë si një bazë e mirë për punën në të ardhmen, për t’u fokusuar në disa prioritete kyçe, gjë e cila do të ndikojë në krijimin e një klime të mirë për të forcuar dialogun politik në vend. Është akoma një rrugë e gjatë përpara por është plotësisht e mundshme”, deklaroi Sanino.
I shoqëruar nga kreu i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi dhe ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, Sanino ka zhvilluar edhe një takim në komisionin parlamentar të integrimit europian, ku kërkoi që plani i veprimit i qeverisë shqiptare për integrimin të ketë mbështetjen e të gjitha institucioneve.
Gjithashtu, pjesë e takimeve të Saninos ishte edhe një takim me kreun e opozitës Edi Rama, i cili përsëriti angazhimin e opozitës në proceset integruese.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Itali
Lea Ypi promovon në Trieste librat e saj të përkthyer në italisht Interesim i madh i publikut italian në bashkëbisedimin me shkrimtaren dhe filozofen shqiptare... -
Sopranoja Alisa shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të operës në Uzbekistan -
Ambasada e Kosovës në Francë apel mërgatës: Zarfet me vota mos i dërgoni në ambasadë -
Hamburg
Hamburg nën tingujt e “Jehonës së Origjinës” nga Flaka Goranci -
Prishtinë
Elbenita Kajtazi për herë të parë në “Rame Lahaj International Opera Festival”
Jeta në Zvicër
-
Debati për kondicionerët në Zvicër: Nga luks i panevojshëm në domosdoshmëri? Ekspertët paralajmërojnë se kërkesa për ftohje do të rritet ndjeshëm në dekadat e ardhshme... -
UBS shkurtoi qindra vende pune në fazën e reduktimit -
Vala e të nxehtit rrit ozonin në nivele të rrezikshme në Zvicrën qendrore -
Qyteti zviceran ku numri 11 shfaqet pothuajse kudo -
SG: Rrëmbimi i raportuar rezultoi i rremë












