Feja
OSBE kritikon Zvicrën për diskriminim të myslimanëve
Më të diskriminuarit në këtë mes janë njerëzit nga Ballkani dhe në veçanti shqiptarët, thuhet në raportin e OSBE-së
OSBE (Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë) i ka drejtuar Zvicrës një raport kritik në lidhe me trajtimin e myslimanëve në këtë vend. Siç njoftojnë mediet zvicerane, myslimanët në Zvicër po i nënshtrohen diskriminimit në rritje.
Raporti nënvizon se intoleranca ndaj myslimanëve është rritur në dhjetë vitet e fundit (nga sulmet terroriste të11 shtatorit). Më të diskriminuarit në këtë mes janë njerëzit nga Ballkani dhe në veçanti shqiptarët, thuhet në raport.
“Kështu, migrantët shqiptarë dhe boshnjakë nuk identifikohen (nga zviceranët) më me etninë e tyre por me fenë”.
Diskriminimi më i hapur me të cilin ballafaqohen myslimanët, thuhet më tutje në raport, shihet me rastin e kërkesave të tyre për marrje të shtetësisë dhe në vendin e punës. Për të evituar problemin e diskriminimit, OSBE i rekomandon Zvicrës të mbështesë themelimin e një organizate-çati që do të përfaqësonte të gjithë myslimanët e këtushëm.
Raporti mbështetet në vëzhgimet që kanë bërë tre vëzhgues të OSBE-së gjatë qëndrimit të tyre në Zvicër, në nëntorin e vitit të kaluar.
Mediet zvicerane po kështu raportojnë për përpjekjet për themelimin e një “Parlamenti të myslimanëve” në Zvicër. Këto përpjekje janë iniciuar nga dy organizata që tubojnë myslimanët: KIOS dhe FIDS dhe pritet që nga fundi i vitit të fillojë puna konkrete rreth themelimit të këtij parlamenti.
Organizata islame që konsiderohet ë radikale, Këshilli Qendror Islamik i Zvicrës me seli në Biel-Bienne, ka deklaruar se nuk merr pjesë në përpjekjet për këtë parlament, pasi që, sipas saj, nuk është ftuar.
E-Diaspora
-
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën Intervistë e albinfo.ch me kryesinë e Lidhjes së Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Zvicër... -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare











