Bota
Twitter-i teston kalimin nga 140 në 280 shkronja
Shefi i kompanisë së Twitter-it, Jack Dorsey ka thënë se parimisht edhe pas kësaj prove, intenca është të ruhen përmbajtjet e shkurta shkrimore
Deri më tash, shërbimi i njohur i lajmeve të shkurtra “Twitter” ka pasur 140-shin si kufirin e epërm të shenjave (shkronjave) të lejuara për përdorim. Kjo shifër madje është edhe shenja dalluese e shërbimit në fjalë. Por, Twitter-i aktualisht po e teston dyfishimin e shenjave, nga 140 në 280.
Këtë testim është duke e bërë me një grup të vogël të përdoruesve të vet, shkruan welt.de.
Shefi i kompanisë së Twitter-it, Jack Dorsey ka thënë se parimisht edhe pas kësaj prove, intenca është të ruhen përmbajtjet e shkurta shkrimore, transmeton albinfo.ch. Testuesit kanë reaguar në mënyra të ndryshme. Disa me humor e disa të tjerë kanë kritikuar se me këtë hap tweeter-i po e rrezikon identitetin e vet.
Testi do të zhvillohet në pothuaj të gjitha gjuhët e botës përveç në gjuhët: japoneze, kineze dhe koreane. Kjo për faktin se në këto gjuhë edhe ashtu mund të përmblidhet sasi më e madhe e informacionit në më pak shkronja (shenja), thonë përgjegjësit e kompanisë.
Kështu, vetëm 0.4% të “tweet”-eve në gjuhën japoneze arrijnë gjatësinë prej 140 shenjash ndërkohë që në anglishte ky numër shenjash arrihet në 9 % të rasteve, përcjell albinfo.ch. Për më tepër, shumë nga përdoruesit janë të pakënaqur me kufizimin e shenjave që e praktikon tweeter-i.
Kufizimi në 140 shenja te tweeter-i ka mbetur pasi që kur ky shërbim është themeluar, para më shumë se 10 vitesh, ai është ndërtuar mbi bazën e lajemve SMS të telefonit.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre












