Kosova
Mitrovica shënon Ditën Botërore të Zemrës
Edhe këtë vit kryeinfermierja e Qendrës Komunale të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë, Rukije Pllana në bashkëpunim me infermieret e edukimit, kanë organizuar aktivitetin tradicional për ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për sëmundjet kardiovaskulare
Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaktari kryesor i vdekjeve në nivel global, prandaj me rastin e Ditës Botërore të Zemrës, edhe këtë vit kryeinfermierja e Qendrës Komunale të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë, Rukije Pllana në bashkëpunim me infermieret e edukimit, kanë organizuar aktivitetin tradicional për ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për sëmundjet kardiovaskulare.
Për ta përcjell aktivitetin ishte e pranishme edhe drejtoresha e Shëndetësisë, Vlora Haxhimehmedi, e cila falënderoi kryeinfermieren Pllana për organizimin e këtij aktiviteti.
Ajo e vlerësoi lartë angazhimin e tyre për qytetarët e Mitrovicës, në mënyrë që të vetëdijesohen më shumë për sëmundjet kardiovaskulare, prandaj edhe i sugjeroj qytetarët që t’i ndjekin këshillat mjekësore në mënyrë që jeta e tyre të jetë sa më e shëndetshme.
Në afërsi të QKMF-së ishte i vendosur punkti për të bërë kontrolle falas për qytetarët, ku fillimisht është bërë matja e shtypjes së gjakut si dhe matja e peshës trupore, ne raste të caktuara qytetarët edhe janë udhëzuar për konsultime me mjekët, thuhet në njoftim.
Në anën tjetër kryeinfermierja Pllana, theksoj se vetëm në këtë mënyrë qytetarët do të mund të informohen mbi sëmundjet kardiovaskulare dhe shëndetin në përgjithësi, sepse për një zemër të shëndetshme fillimisht duhet të jeni të kujdesshëm me ushqimin dhe të bëhen sa më shumë aktivitete fizike.
“Qëllimi kryesor i këtij organizimi është sensibilizimi i popullatës mbi sëmundjet kardiovaskulare, si dhe shpërndarja e broshurave me material propagandues për ruajtjen e shëndetit”, theksoi Pllana.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 Në mënyrë specifike, qiratë për qiratë e reja në apartamentet e ndërtuara rishtas ranë me 0.7... -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane











